Kryetari i Komunёs sё Gjilanit, Lutfi Haziri, me ambasadorin e Mbretёrisё sё Bashkuar nё Kosovё, Nicholas Abbott, me koordinatoren e Kombeve tё Bashkuara, Ulrika Richardson dhe me Sergy Koryak nga zyra qendrore e Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё nё Prishtinё, kanё vizituar sot Qendrёn e Shёndetit Publik nё Gjilan, pёr tё pёrcjellur nga afёr punёn qё bёhet nё parandalimin dhe shёrbimet e dhёna nё parandalim tё virusit Covid-19, pas donacionit të dhënë në këtë qendër, respektivisht aparatit për diagnostifikim të RT-PCR, për ekstrahim Genolution.
Haziri ka dhёnё njoftimin e pёrgjithshёm tё gjendjes nё tё cilёn ёshtё Gjilani, pёr sfidat dhe organizimin e pёrgjithshёm institucional dhe qytetarё pёrballё pandemisё globale.
“Me kapacitetet profesionale tё mjekёve, angazhimin institucional nga tё gjitha nivelet dhe me mbёshtetjen e gjërё qytetare, ёshtё menaxhuar nё vazhdimёsi pandemia globale, e cila ishte sfidё globale. Sot kemi tre miq qё i japin vazhdimisht mbёshtetje Gjilanit nё luftёn anti-Covid-19. Laboratori dhe investimet qё Komuna ёshtё duke i bёrё, janё gjithmonё nё funksion tё kushteve mё tё mira dhe qasje mё tё shpejtё pёr pacientёt. Gjilani pa COVID ёshtё kur tё kryhet vaksinimi, por deri atёherё, maska, higjiena dhe zbatimi i rekomandimeve tё shtetit janё detyrё e tё gjithё neve pёr t’u mbrojtur”, ka thёnё kryetari Lutfi Haziri.
Ambasadori, Nicholas Abbott, ka thёnё se po jetojmё nё njё kohё sfiduese kёtu nё Kosovё dhe nё gjithё botёn nё pёrballjen me virusin.
“Jam i lumtur qё jam sot në Gjilan për ta parë angazhimin maksimal qё behёt nё institucionet shёndetёsore. Nё bashkёpunim me OKB nё Kosovё dhe me partnerёt e shumtë, jemi duke punuar pёr tё parandaluar Covid-19 dhe njёkohёsisht pёr tё krijuar kushte mё tё mira pёr stafin qё kujdeset vazhdimisht pёr shёndetin publik. Pёrmes kёtij projekti ne po mbёshtesim Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik nё Gjilan me aparaturёn-laboratorin pёr testimin e popullatёs. Do tё vazhdojmё edhe mё tutje angazhimin qё tё bёjmё punё tё mira sё bashku pёr jetё mё tё mirё tё qytetarёve”, ka thёnё mes tjerash ambasadori Abbott.
Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve tё Bshkuara nё Kosovё, ka falenderuar tё gjitha institucionet pёr angazhimin e madh qё kanё dhёnё qё nga stafi mjekёsor, institucionet civile, ato tё rendit dhe sigurisё dhe kryetarit Haziri qё ka qenё nё ballё tё tё gjitha proceseve nё kёtё fazё tё vёshtirё.
“Modeli i bashkёpunimit, organizimit dhe koordinimit kundёr virusit, mё sё miri shihet nё Gjilan me angazhimin e tё parit tё Gjilanit, kryetarit Haziri dhe deri te stafi shёndetёsor, pёrfaqёsuesit e institucioneve tё tjera e deri te qytetarёt. Puna qё bёhet nё Gjilan ёshtё shembull i luftёs kundёr Covid-19. Ёshtё 1 vit me sfida me pasoja dhe vёshtirёsi tё pёrditshme, mirёpo me njё angazhim dhe koordinim mbresëlёnёs pёr tejkalimin e virusit. Nuk mund t’i kthehemi ende jetёs normale, pёrkundёr qё vaksina ёshtё duke ardhur me gjithё ato vonesa qё janё kryesisht tё bazuara nё numrin e tё infektuarёve qё ёshtё marrё pёr bazё nё nivel tё shteteve”, tha ajo.
Sergy Koryak nga zyra qendrore e Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё nё Prishtinё, ka thёnё se nё luftёn kundёr Covid-19 ishin bashkë tё gjitha institucionet vendore dhe ndёrkombёtare, kurse nё nivelin lokal, puna qё bёhet nё Gjilan ёshtё pёr t’i falёnderuar dhe pёrshёndetur, sepse ёshtё punё vetmohuese dhe me njё kujdestari tё vazhdueshme, qё na jep sinjalin e mirё se edhe investimet dhe donacionet e bёra janё shёrbim i drejtpёrdrejt pёr qytetarin nga mantelbardhёt.
Ajhane Sefiu, drejtoreshё e Qendrёs Rajonale tё Shёndetit Publik, ka falёnderuar ambasadёn britaneze, UN dhe OBSh nё Prishtinё pёr donacionin, qё sipas saj ёshtё shumё mё e lehtё puna e stafit mjekёsor pёr tё qenё mё tё saktë dhe ekspeditiv nё monitorimin dhe pёrcjelljen e gjendjes sё pёrgjithshme tё popullatёs sa i pёrket pёrballjes me pandeminё globale Covid-19.
Nё fund tё vizitёs ёshtё pёrcjellur nga afёr puna qё bёhet nё kёtё qendёr dhe nё aparaturёn shendetёsore e cila ёshtё dhuruar pёr Gjilanin dhe qytetarёt e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'