LAJMI I FUNDIT:

Si me ta shpjegue bishtin e dardhës, o mik u huaj?

Si me ta shpjegue bishtin e dardhës, o mik u huaj?
Ilustrim

1.

“Ç’mund t’ju ndihmoj kundër pandemisë?”, tha presidenti i një kompanie të huaj. Vaksina perëndimore, e pamundur. Gojca ose gojashka (maska) mbrojtëse, po.


Përgatiti një kontejner me maska cilësore, prodhim koreanojugor. Shpenzimet e transportit, vetë. Gjithçka falë një miqësie njerëzore. Ai dhe kompania e tij s’kanë investime në Shqipëri, s’kanë interesa.

E lidha me një shoqatë humanitare në Tiranë. E pritën me gëzim. Sikur të mos ishte ai bishti i dardhës mbrapa!

Pas dy ditë sorollatjesh në doganë, shoqata njoftoi me dhimbje se dorëzohet. Dogana thotë mund ta merrni kontejneri pasi të paguani rreth 4.5 euro për kilogram. Diku rreth 12 mijë euro!

2.

Ç’më gjeti, bëra “ish” pa pasur pula! Telashe vetes dhe mikut të huaj!

“France 2” po jepte një emision ankandi për sende të vjetra, të çmueshme. Një zonjë në moshë sjell një abazhur të kaditshëm, vepër e një mjeshtri të njohur.

– Në dritën e tij shoh fytyrën e nënës. Nën dritën e tij kanë qëndisur gjyshe e stërgjyshe, disa breza.

Zonja përlotet.

– Pse po e shet?

Zonja fshin lotët.

– Të ndihmoj pak dikë nga të rinjtë e sotëm. Kanë humbur punën. Kanë. Pandemia.

Komisioni i ankandit vijon vlerësimin. 1000, 1200… 1500 euro!

– Urdhëro paret. Urdhëro edhe… abazhurin – thotë drejtuesi.

Zonja e moshuar shtanget.

– Duam edhe ne të bëjmë diçka për njerëzit. Abazhurin merre, që të shohësh prapë fytyrën e nënës nën dritën e tij. Këto të holla merri për atë që deshe me e ndihmue.

O mik që mbushe kontejnerin nga pasuria jote, pa asnjë interes në këtë botë! Si me ta shpjegue sjelljen e zyrtarëve të vendit tim, që kërkojnë 12 mijë euro për kontejnerin me ndihma për njerëzit në rrezik jete?

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori