Shalom! Shalom! Shalom! Tri herë përsëriti në gjuhën aramaike fjalën “paqe”, Papa Françesku në Karakosh, përballë shëmbëllimeve të shkatërrimit dhe gërmadhave, duke dhënë kështu mesazhin e paqes dhe pajtimit për të ardhmen.
Terrorizmi nuk mund të ketë fjalën e fundit. Paqja, vëllazërimi dhe miqësia midis njerëzve me besime dhe etni të ndryshme janë të mundura.
Papa Françesku udhëtoi për në Irak duke sfiduar koronavirusin dhe terrorizmin. Po! Ishte një udhëtim për paqen, mjaft i ngjashëm me atë të një tjetër Françesku, atij të Asizit, të 800 viteve më parë, i cili në rrëmujën dhe gjakderdhjen e kryqëzatave përballoi rrezikun dhe takoi Sulltanin Malik-Al-Kamil.
Mesazhet që u dhanë, simbolet që u kryen kanë entuziazmuar shumë njerëz, të gjithë ata që kanë për zemër një shoqëri njerëzore ku besimi në Zot, përkatësitë e ndryshme etnike apo racore, bindjet politike, nuk i bëjnë njerëzit armiq, por dialogues për të mirën e të gjithëve.
Edhe në 2014 kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, foli për vëllazërim midis shqiptarëve që, megjithëse me besime të ndryshme, dinë të gjejnë dhe e kanë gjetur gjithmonë rrugën e bashkëjetesës. Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo gjë nuk po ndodh me ata që kanë vizione e bindje të ndryshme politike. Këta të fundit kanë krijuar konflikte të ashpra e shpesh pa rregulla, sikurse të kishim të bënim me një xhungël dhe për rrjedhojë, me nevojën për mbijetesë.
Por, le të kthehemi te Papa Françesku në Irak. Ai tregoi edhe një herë koherencë me çka ka predikuar qysh në fillimet e pontifikatit të tij, madje duke u kthyer në një shembull për të gjithë ne dhe për këdo që ka një angazhim publik.
Ai vizitoi Mosulin, Urin (vendin e Abrahamit), Karakoshin e martirizuar nga terroristët e ISIS-it. Mesazhet e tij ishin sa shpirtërore aq edhe politike. Ai i inkurajoi të krishterët që të mos e braktisin vendin, që të rindërtojnë traditat e tyre të lashta, t’i ruajnë ato dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit. E, një rezultat i parë politik ishte pikërisht pranimi i gjenocidit nga ana e Parlamentit irakian ndaj minorancave, grave dhe fëmijëve jazidi, të krishterë e kurdë.
Sigurisht, rruga e paqes është e gjatë, e mundimshme. Është një proces që shpesh ka edhe të papritura e ndeshet me caqet e natyrës njerëzore, me interesa të vogla e të mëdha të individëve dhe të industrive të naftës, si edhe me urrejtjen që kanë shkaktuar plagët. Por, këto gjëra nuk e bëjnë të pamundur paqen.
Faleminderit Papa Françesku për këtë udhëtim shprese dhe paqeje. Kthim të mbarë në Romë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij