LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e mbijetuar nga sulmi me acid kur ishte 15 vjeçe, gjen dashurinë e martohet 13 vjet më vonë

Gruaja e mbijetuar nga sulmi me acid kur ishte 15 vjeçe, gjen dashurinë e martohet 13 vjet më vonë

Një grua që i mbijetoi një sulmi me acid kur refuzoi martesën në moshën 15 vjeçare, është martuar së fundmi me një burrë që njohur në spital gjatë rekuperimit të vështirë.

28 vjeçarja Pramodini Roul, me të djegura të rënda në fytyrë dhe vetëm 20 përqind të shikimit, është martuar më 1 mars me 29 vjeçarin Saroj Sahoo të cilin e njohu në spital në 2018, në qytetin e lindjes Jagatsinhpur.

Përveç plagëve në fytyrë dhe shikimit, Pramodini kishte mbetur pa flokë nga sulmi.


Por këto nuk e ndaluan atë të shijonte ditën më të bukur të jetës në fillim të muajit në dasmën me 1000 të ftuar, duke përfshirë dhe të mbijetuara të tjera të sulmeve me acid.

Pramodini, e cila mbante një paruke ditën e martesës, tha: “Ndjehem e bekuar të martohem me Saroj, është një ndjenjë e mrekullueshme”.

“Kishim shumë të ftuar në dasmën tonë, për të festuar ditën e veçantë me ne”.

Çifti ishin fejuar në 2018 dhe kishin planifikuar të martoheshin në prill 2020 por shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar shtyu planet e tyre.

Pramodini shtoi: “Pas vizitave të tij të shpeshta në spital gjatë rekuperimit tim në 2018 ne ramë në dashuri dhe ai la punën e tij për t’u kujdesur për mua”.

“Shumë njerëz u habitën që ne vendosëm të martoheshim por ne ramë në dashuri dhe familjet tona e pranuan idenë”.

Pramodini ishte vetëm 15-vjeçe kur u sulmua me acid në fytyrë, për çka ajo thotë se ndodhi prej refuzimit të nje propozimi për martesë.

Por pas vuajtjeve të më shumë se një dekade dhe pesë operacioneve plastike rikonstruktive, ajo njohu në spital dashurinë e jetës së saj.

Pramodini thotë: “Pasi u njohëm në spital ne jetuam bashkë në New Delhi para se të vendosnim të martoheshim dy vjet më vonë.

“Takova Saroj për herë të parë mbas operacionit tim të parë, u josha nga ngrohtësia e tij. Ai më do kështu siç jam. Gjithmonë më inkurajon të jetoj e lumtur”.

Të dy ata punojnë tashmë duke ndihmuar të mbijetuar të sulmeve të urrejtjes me anë të fondacionit të bamirësisë  Chaanv Foundation. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Evropa
Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Azia
Kalo në kategori