LAJMI I FUNDIT:

Pesë ide si ta përdorni mobilien e vjetër

Pesë ide si ta përdorni mobilien e vjetër

Mobilien e vjetër mos e hidhni, sepse ekzistojnë mënyra të shumta për ta “ricikluar”!

Ne po ju japim pesë ide se si mobilies, të cilën më nuk e përdorni, t’i jepni dukje të re dhe përdorim të ri në shtëpi, transmeton Telegrafi.


1. Valixhja si tavolinë e vogël ndihmëse

Mjafton të gjeni një valixhe të vjetër të ruajtur dhe ta ngrini atë në pllaka druri. Nëse sipërfaqja e sipërme e valixhes nuk është mjaft e fortë, nga lart mund ta vendosni një dërrasë apo tabaka.

2. Mbajtësi i vjetër

Mbajtësi i vjetër i kanavacës së pikturës është zhvendosur nga studioja dhe është bërë një element i mrekullueshëm i brendshëm i apartamentit të rinovuar të viteve ’70. I vendosur në rrotëza bëhet praktikisht bazë për televizor e cila mund të lëvizet dhe të sillet sipas nevojës.

3. Dritarja si kokë krevati

Korniza e dritares është bërë kokë krevati në këtë dhomë gjumi. Për kokë krevati është përdorur dritarja e vjetër – e lartë, efektive, por ju gjithsesi mund të zgjidhni ndonjë edhe më të thjeshtë, është mjaft interesante të bëhet stoli në dhomën tuaj të gjumit.

4. Komoja e vjetër ose rafte me sirtarë

Një komo e vjetër ose rafte me sirtarë do të sigurojë hapësirë shtesë për vendosjen e enëve të kuzhinës, dhe një pllakë e vendosur mbi të do të shërbejë si një sipërfaqe e gjerë pune për ruajtjen e ushqimit.

5. Rafte për libra si bar kokteji

Raftet e vjetra për libra mund të shërbejnë si bar – nevojitet vetëm pak organizim. Raftet do të shërbejnë si vend i përsosur që në mënyrë dekorative ta ekspozoni koleksionin tuaj të pijeve dhe të gotave.

/Telegrafi/