Një vit më parë, Konferenca vjetore e Sigurisë së Munihut ishte ngjarja e fundit ndërkombëtare që ndodhi para se bota të mbyllej si pasojë e Covidit-19. Titulli kryesor i konferencës, “Shkundja e Perëndimit”, nuk mund t’i shkonte më për shtat fërkimeve dhe tensioneve brenda familjes euroatlantike dhe rendit ndërkombëtar në një botë gjithnjë e më zeropolare.
Të premten që shkoi, udhëheqësit botërorë u mblodhën sërish në Munih, tashmë virtualisht, në një format më të ngushtë, për të diskutuar veçanërisht bashkëpunimin midis ShBA-ve dhe Evropës, në epokën post-Trump. Kësaj radhe me një titull të ri, “Përtej shkundjes së Perëndimit”, dhe pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Rusisë dhe të Kinës. Një kthim pak a shumë në formatin e hershëm të Munihut për trajtimin e sfidave të sigurisë brenda hapësirës euro-atlantike.
I.
Pjesëmarrësit në Konferencë mirëpritën kthimin e Amerikës dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar. E dëshmuar kjo jo vetëm në mesazhin e përcjellë nga presidenti Joe Biden, por tek rikthimi i ShBA-së në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimaterike, sikundër premtimi për të kontribuar me katër miliardë dollarë në skemën globale COVAX, për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave për koronavirusin.
Duhet pranuar se pandemia i dha një goditje të rëndë multilateralizmit duke gërryer më shumë rendin ndërkombëtar ekonomik dhe treguar në të njëjtën kohë pafuqinë e tij për t’u përballur në mënyrë adekuate me Covidin-19 apo me ndryshimet klimaterike.
Jose Saramago, në romanin e tij “Verbëria” tregon se epidemitë nuk i transformojnë shoqëritë, por ato na ndihmojnë të shohim të vërtetën rreth shoqërive tona. Kështu, shtetet u sollën në mënyrë hobsiane, ndonëse jo duke drejtuar shpatat mes tyre. Përgjigjja ndaj virusit ishte në të shumtën e rasteve lokale, çka u ilustrua me mbylljen e kufijve, vendosjen e kontrollit mbi eksportet në fushën e shëndetësisë, grumbullimin e rezervave të pajisjeve mbrojtëse dhe politikën e vaksinimit, e cila mbetet e lidhur me nevojat e secilit shtet.
Megjithëse, pandemia na shtrëngoi të përfytyrojmë jetesën tonë në një botë të përbashkët; asnjëra prej Fuqive të Mëdha nuk kërkoi zgjidhje në sistemin shumëpalësh. Vështruar në këtë prizëm, konsensusi i Munihut 2021, i mbështetur në devizën “Përtej shkundjes së Perëndimit”, ka të bëjë me domosdoshmërinë e institucioneve shumëpalëshe dhe një rend ndërkombëtar që bazohet në rregulla të gjithpranuara, për të trajtuar sfidat me të cilat përballet bota.
II.
Pas Luftës së Ftohtë, bota u vendos në një sistem të ri ndërkombëtar të shënuar nga tre forca: gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike. Përkatësisht, epërsia amerikane, tregu i lirë dhe revolucioni në hapësirën e internetit. Të gjithë dukej se punonin së bashku për krijimin e një bote më të hapur e më të begatë. Luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi, sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në ShBA, kriza financiare globale, kriza e paprecedentë e refugjatëve dhe tani pandemia kanë tronditur themelet e rendit ndërkombëtar.
Megjithëse situata aktuale kërkon një vizion të përbashkët, të rrënjosur në vlerat liberale, kjo nuk mjafton për të sjell ndryshimin e nevojshëm që imponon trajtimi i sfidave të shekullit XXI. Krahas konsensusit për nevojën e një bashkërendimi më të mirë të aktorëve kryesore të familjes euroatlantike në trajtimin e çështjeve kyçe të sigurisë, Konferenca e Munihut nxori në pah edhe zonat ku interesat dhe përparësitë e tyre ndryshojnë.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, propozoi një partneritet të ri me Evropën, një aleancë të demokracive në konkurrencë përkundrejt Kinës dhe Rusisë. Më shumë sesa shpalosje e veçantisë amerikane, mesazhi i fortë i Bidenit dëshmoi para së gjithash potencialin e ShBA-së për të orientuar dhe drejtuar aleancën euro-atlantike drejt sfidave të së ardhmes.
Ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron vuri në dukje se ShBA-ja dhe Evropa janë aleatë të ngushtë dhe ndajnë një botëkuptim të përbashkët, megjithatë, përparësitë e tyre nuk janë gjithmonë të njëjta. Macroni kujtoi se ShBA-ja që nga koha e presidentit Barack Obama, kanë kthyer vëmendjen gjithnjë e më shumë drejt Paqësorit, ndërsa Evropa ka një gjurmë më të madhe në Mesdhe dhe Afrikë.
Duke pranuar këtë realitet, Macroni u rikthye tek tezat e tij për domosdoshmërinë e ndryshimit të “konceptit strategjik” të NATO-s, si kundërpërgjigje ndaj sfidave globale në evoluim të tilla si mbrojtja kibernetike, të dhënat dhe infrastruktura kritike, sikundër nevoja për reformimin e institucioneve dhe politikave evropiane, në mënyrë që Evropa të fitojë “sovranitetin ushtarak”.
III.
Konferenca e Munihut dëshmoi se Evropa ndjehet më e lehtësuar me Joe Bidenin në Shtëpinë e Bardhë. Por, vetëm një zhvendosje ingranazhesh politike dhe një rritje e retorikës shpresëdhënëse nuk mund të ndryshojë lojën. Sfidat e mëdha globale mbeten aty. Brenda një dekade çështjet e sigurisë do të jenë gjithnjë e më të mprehta e të lidhura më shumë me ndryshimet klimaterike, të dhënat, inteligjencën artificiale, mbrojtjen kibernetike, infrastrukturën kritike sesa me dislokimin e trupave ushtarakë apo kapacitetet detare.
Megjithëse aleatët mund të mos bien dakord për çdo çështje, pajtohen plotësisht për parimet dhe vlerat themelore të cilat duhen kultivuar, përkundrejt sfidimit që vjen prej vendeve si Kina, Rusia apo Irani. Le të shpresojmë se kjo do të përbëjë edhe bazamentin mbi të cilin do të ripërtërihet lidhja euroatlantike. E, në të njëjtën kohë, do të konkretizohet edhe në Ballkanin Perëndimor jo vetëm si përballje me aktorët e tretë, por mbi të gjitha si një investim për procesin e ngecur të transformimit demokratik, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe anëtarësimit në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje