LAJMI I FUNDIT:

Stardellova: Imunizimi është një nga procedurat më të suksesshme dhe më efikase shëndetësore

Stardellova: Imunizimi është një nga procedurat më të suksesshme dhe më efikase shëndetësore
Foto: Ilustrim

“Imuizimi është një nga procedurat më të suksesshme dhe më efikase shëndetësore dhe këtë shumë herë e ka dëshmuar historia. Për këtë shkak, them se askush, e posaçërisht një punonjës në shëndetësi, nuk duhet të dyshojë në atë nëse vaksinimi është hapi i duhur për mbrojtje të shëndetit publik, por edhe për shkatërrimin e pandemisë Kovid-19”.

Këtë e deklaroi prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova, kryetare e Odës së mjekëve, e cila si pjesë e profesionistëve shëndetësorë, e angazhuar në një nga kovid-qendrat, e mori dozën e parë të vaksinës.

“Pandemia me virusin Kovid-19 është përkujtim se sëmundjet infektuese janë kërcënim serioz, i cili nuk njeh kufi, ndërsa imunizimi është arma më e fuqishme në luftën me to. Nuk ekziston teknologji tjetër më efikase mjekësore, e cila e ka avancuar shëndetin e njeriut, siç atë e bëjnë vaksinat. Vaksina është e rëndësishme për mbajtjen e shëndetit të punonjësve shëndetësorë, shëndetin e qytetarëve, por edhe për qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore dhe për këtë shkak nuk pata kurrfarë dyshimi se duhet të vaksinohem”, deklaroi Grivçeva Stardellova, e cila ka shprehur besim se shembulli i saj personal do të jetë inkurajim për punonjësit e tjerë shënderësorë që të imunizohen.


Oda ekonomike, si anëtare e Komitetit të përhershëm të mjekjëlve evropianë (SRME) përmes promovimit të Manifestit të publikuar nga Koalicioni për imunizim, u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve shëndetësorë që të vaksinohen kundër Kovid-19. Dokumenti, siç thuhet, potencon tre shkaqe kyçe, për të cilat çdo punonjës shëndetësor menjëherë sa të ketë mundësi, duhet të vaksinohet kundër Kovid-19 për shkak se mbrohet nga sëmundja dhe nga komplikacionet e mundshme të vështira për jetë, pasi vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta dhe efikase dhe për shkak se në këtë mënyrë ndihmon për ruajtjen e kapaciteteve shëndetësore.

Oda ekonomike, së bashku me Odën Stomatologjike dhe Odën farmaceutike, në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim, të cilin tanimë e kanë nënshkruar, në periudhën që vijon do të paraqiten me aktivitete të përbashkëta për afirmimin e vaksinimit kundër Kovid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Kalo në kategori