LAJMI I FUNDIT:

Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Ilustrim

Një orë para mesnate, katër orë pas mbylljes së kutive të votimit, në Kosovë u mësua se kush ishte fituesi i zgjedhjeve. Ndërsa të nesërmen në orën 09.00 kishte përfunduar numërimi në 99 për qind në qendrat e votimit.

Numërimi u zhvillua në kushte ekstreme me temperatura më poshtë se minus dhjetë gradë nën zero. Kosova u zgjua me një fitore të madhe të demokracisë, fituesit shpallën fitoren dhe humbësit pranuan rezultatin.

Organizimi perfekt nuk ishte fitorja e vetme e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë. Kosova i ka dhënë të drejtën e votimit edhe diasporës, një hap pothuajse i pamundur ky për Shqipërinë.


Kjo është tabloja e një procesi zgjedhor që gjithkush nga Shqipëria e shikon me admirim – këndej dhe andej kufirit mes shqiptarëve ekziston një dallim drastik në organizimin e zgjedhjeve. Kosova është një demokraci shumë e re dhe politikës atje shpesh i janë dhënë leksione nga profesorët e Tiranës. Por, në organizimin e zgjedhjeve, Kosova përballë Shqipërisë është në pozicionin e profesorit me nxënësin mbetës.

Zgjedhjet në Kosovë u organizuan shpejt në kushte ekstreme moti, pa asnjë incident por ajo që është shumë më e rëndësishme pa asnjë kontestim.

Në mënyrë shembullore, politikanët shqiptarë të Kosovës uruan fituesit para mesnatës duke pranuar rezultatin e humbjes. Ndërsa shqiptarët politikanë të Tiranës ende sot e kësaj dite nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara shumë vite më parë.

Ky është vetëm një krahasim i vogël i standardeve shumë të kundërta në Kosovë dhe Shqipëri, shtete që dje u ndanë thellësisht jo vetëm nga kufiri administrativ që një ditë do të hiqet po edhe nga një kufi krijuar nga standardet shumë të ndryshme të zgjedhjeve, të cilat në Kosovë ishin perëndimore, ndërsa në Shqipëri janë ende si të republikave ruse.

Në trend

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori