LAJMI I FUNDIT:

Shënimi i Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës – do të shfaqen tre filma kosovarë

Shënimi i Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës – do të shfaqen tre filma kosovarë

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të shfaqë tre filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Filmat do të shfaqen në Kinemanë ABC në Prishtinë.


Programi

E hënë, 15 shkurt

17:00-19:00 ‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina

Sinopsisi:

Fadili (Kashtrim Hoxha) një arkivist e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë midis dy opcioneve, duke qenë i vetëdijshëm se të dyja janë të gabuara. Si pasojë, vendimi i tij Fadilit padashur dhe pa dëshirë, “gëlltit” turpin, duron presionin që vjen nga të gjitha anët.

E martë, 16 shkurt

17:00-19:00 ‘Babai’ nga Visar Morina

Sinopsisi:

‘Babai’ shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë.

E mërkurë, 17 shkurt

17:00-19:00 ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati

Sinopsisi:

‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, Lumja (Adriana Matoshi), e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori