LAJMI I FUNDIT:

Sot shënohet Dita ndërkombëtare kundër epilepsisë

Sot shënohet Dita ndërkombëtare kundër epilepsisë

Çdo vit nё tё hёnёn e dytё tё muajit shkurt njerёzit mblidhen sё bashku tё njoftohen mbi problemet me tё cilat ballafaqohen personat qё vuajnë nga epilepsia dhe anёtarёt e familjeve tё tyre.

Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të tetё në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).


Për shkak te pandemisë COVID-19, do të ketë aktivitete duke filluar nga shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV. Shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore, fillon në ora 13:00 në sheshin “Nёnё Tereza”.

Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë.

Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi. Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë.

Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme.

Ndryshe, në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori