Të gjithë jemi shtazë politike, ka thënë dikush. Nuk e kishte me ne. Ajo ishte epoka e politikës. Tash është tjetër kohë, është ajo e parapolitikës. Pra, edhe ne duhet të përshtatemi, sepse shtazët që nuk përshtaten, zhduken. Por, të fillojmë, nga fillimi!
Në fillim nuk kishte asgjë. Madje nuk kishte as kuptim. E para ishte fjala. Fjala ishte forma e parë e kuptimit. Ajo ishte kodi fillestar, ishte vet realitetit objektiv në zanafillën e hershme. Fjala e parë ishte “bëhu” dhe u gjithçka u bë. Ishte vullneti i Zotit i cili po formësohej. Pas kësaj gjithçka ishte e mundur.
Mund të thuhet se pastaj gjithçka rrodhi vet edhe pse ka autorë të cilët parapëlqejnë t’i diskutojnë gjërat deri në detaje, në përpjekje për të shpjeguar gjithçka dhe për të marrë edhe ata një rol në krijimin e kuptimit. Kështu shpërtheu apo nuk pati fare shpërthim të madh, kjo është pyetja bazike. Ishte evolucion apo gjithçka filloi me kodin e shkruar të jetës; ishte Adami apo Eva (Ademi apo Hava), Albini, Abdullahu, Vjosa apo Isai, për krejt këto mund të debatohet pafundësisht dhe po debatohet… pafundësisht. Aq po debatohet, sa po harrohet se gjithçka filloi me kuptimin. Njerëz, nëse nuk ka kuptim, nuk ka asgjë!
Këtu ndeshet për herë të parë realiteti me asgjënë. Zoti e krijoi dritën, por i krijoi edhe sytë, e krijoi tokën, por edhe këmbët për të ecur mbi të, zbathur apo me taka, apo cilido lloj këpucësh sportive “firmato”.
Pastaj njeriu ua vodhi zjarrin perëndive. Disa mijëra vite më vonë e zbuloi edhe rrotën, harkun, shigjetën dhe së fundmi edhe politikën. Pra, hajnitë nuk filluan me dy milionët që u zhdukën nga kontot dhe mund të kthehen mbase vetëm pas ditës së dashuruarve me 14 shkurt, kur do të kuptojmë më në fund se kush do të merret me hetimet për tepsinë që ka mbetur bosh dhe me personat që e hëngrën piten. E kanë hangër edhe tepsinë o njerëz, klith ndonjë i dëshpëruar krejtësisht larg nga sofra e parë, e dytë apo e tretë e (para) politikës, e cila siç e dimë të gjithë merr vendimet jashtë parlamenti nëpër ndeja këmbëkryq.
Sido që të jetë, kjo javë pritet të shpërthejë në një garë patriotike për të joshur sa më shumë votues të hutuar, të mbyllur nëpër pallatet apo kasollet e tyre ku kanë ikur nga prognozat e Batonit, Beratit, apo ndonjë bosi tjetër të bastoreve tona politike. Nejse, kanë ikur edhe nga virusi, por nga virusi edhe shpëton. Është më lehtë të fshihesh, ndërkohë që nga (para)politika s’ke ku me ikën. A ka vaksinë që na mbron nga kjo? Nuk ka! Të gjithë ne jemi në të njëjtin kazan, jemi këtu e jo atje, jemi shtazë (para)politike, apo “zoon (para)politikon”.
Sidoqoftë, të shtrirë në sofa të buta apo në shpuza të thjeshta, ne, shtazët politike të këtij vendi duhet të vendosim nëse ka apo nuk ka kuptim ajo çfarë po flasin kandidatët e shumtë për të na përfaqësuar në parlament, i cili siç e dini e ka për detyrë dhe qëllim të na argëtojë. Nuk është punë e vogël me vendosë se kush do të na bëjë me qeshë e me qarë në katër vitet e ardhshme.
Po e mbyllim me një lajm të madh me të cilin nisi kjo javë. Jemi të parët! Kosova po e hapë e para ambasadën e saj në Jerusalem. Jemi përcaktuar. Nëse nuk na lidhë gjaku, na lidhë fati. Ishim të përndjekur, të kontestuar dhe të shkapërderdhur nëpër botë, të stresuar skajshëm me ëndrrat dhe angazhimet mesjetare të fqinjëve për të na shuar dhe zhbërë, me motivacion se të qenit civilizim i vjetër është faj dhe rrezik i përgjithshëm në një botë pa rrënjë. Rrugët tona u takuan në Jerusalem, aty ku takohen dhe ndahen kulturat. Sido që të jetë, hapi i parë është gjithnjë plot me rreziqe. Por, hapi i parë i jep kuptim dhe drejtim ngjarjeve të tjera. Ky hap u jep formë marrëdhënieve tona në të ardhmen, jo vetëm me Izraelin por edhe me miqtë dhe armiqtë e Izraelit. Kjo me gjasë do të jetë një nga temat bosht rreth identitetit të shtetit tonë të ri, të njohur por edhe të kontestuar.
Fushata fillon sot dhe përpos Liqenit Tramp, i cili ndoshta do të riemërohet në Bajden, apo do të rikthej emrat e vjetër, tema që do të jetë përcaktuese mund të jetë edhe kjo ambasadë.
Pritet që edhe Serbia të transferojë ambasadën e saj në qytetin e shenjtë, siç ka premtuar dhe nënshkruar në Uashington. Apo nuk do të e bëjë? I respekton marrëveshjet Serbia? Ishte apo nuk ishte marrëveshje? I kujt është armiku i armikut? Mos u hutoni nga gjithë këto pyetje! Fushata sapo ka filluar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!