LAJMI I FUNDIT:

Nxënësve shqiptarë nga Norvegjia së shpejti u mundësohet qasja në mësimin shqip, pranë shkollës shqipe “Alba Life”

Nxënësve shqiptarë nga Norvegjia së shpejti u mundësohet qasja në mësimin shqip, pranë shkollës shqipe “Alba Life”

Shkolla shqipe “Alba Life” në New York në bashkëpunim me Lobin Euro-Atlantik Shqiptar do të shtrijë aktivitetin e saj në sistemin inline edhe për shqiptarët në Norvegji, gjatë kohës së pandemisë e nëse është e nevojshme edhe pas saj.

Ky ishte përfundimi që u nxor nga biseda virtuale që u zhvillua sot mes Xhafer Ahmataj, kryetar i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji dhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i shkollës shqipe “Alba Life” në Neë York.


Duke marrë shkas nga shtrirja e aktivitetit të mësimdhënies në online të shkollës shqipe “Alba Life” në disa shtete të Amerikës, Kanada dhe Suedi, Ahmetaj kërkoi në emër të bordit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, me dëshirën për ta ndihmuar komunitetin shqiptar në Norvegji.

“Ahmetaj na njoftoi për përkushtimin e mësuesve shqiptarë në  Norvegji dhe rezultatet e shkollës shqipe në Oslo  dhe Ås, por ideja për mësimin online do ju përshtatej edhe pas COVID-19  shqiptarëve të shpërndarë në tërë territorin e shtetit norvegjez dhe me mungesë të kuadrit të kualifikuar mësimor”, theksoi Zylo.

Qëllimi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar është që të nxitë, ndihmojë dhe të lidhë ura bashkëpunimi që mundësojnë dhe lehtësojnë hapat organizativ në ruajtjen e vlerave dhe interesave  tona në të gjitha nivelet e organizuara të interesave tona.

Aktualisht për shkak të pandemisë shkolla shqipe në Norvegji nuk funksionon dhe paraqet vështirësi.  Ne kemi shprehur dëshirën që ti dalim në ndihmë mësuesve dhe komunitetit tonë në misionin për ruajtjen e gjuhës shqipe. Kërkesën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar  e pranojmë me kënaqësi dhe jemi të gatshëm të firmosim Memorandum Bashkëpunimi me këtë organizatë”, u shpreh Zylo.

Shkolla Shqipe “Alba Life” aktualisht ka 13 klasa te niveleve dhe grup moshave të ndryshme, por ka marre masat për hapjen edhe të klasave te reja nëse është e nevojshme.

Të interesuarit nga Norvegjia mund të kontaktojnë z. Xhafer Ahmetaj në emailin zyrtar :  Lobishqiptar.norvegji@gmail.com  ( Celulari: 92814128)

Nëse ende ka prindër te interesuar që të regjistrojnë fëmijët e tyre në online mund të kontaktojnë edhe direkt në Qzylo@albalife.org ose tel 9172098150, pavarësisht nga vendbanimi vetëm të kenë akses të lidhen ne Internet.

Mësimet në shkollën shqipe “Alba Life” zhvillohen ne fundjavë dhe pranojmë nxënës nga mosha 4 vjeç e sipër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori