LAJMI I FUNDIT:

Idetë e këqija

Idetë e këqija
Ilustrim

Franz Kafka në tregimin fantastik “Emblema e qytetit”, e tematizon idenë e ndërtimit të Kullës së Babelit – një dëshirë e përhershme e qenieve njerëzore për të arrit qiellin, pikën kulmore të barazimit të njeriut me Zotin. Ndërtimi i kësaj kulle, siç tregojnë rrëfimet biblike, nuk ka përfunduar kurrë, por prapa ka mbet ideja dhe ëndrra për të sendërtuar një kullë të tillë.

Shumë brezni kanë tentuar të bëjnë një gjë të tillë, por duke e parë se në harkun kohor të një jete, ideja për të sendërtuar një kullë të tillë ishte e pamundur, njerëzit kanë filluar të ndërtonin qytete ose shtetet e tyre dhe kjo ka shkaktuar grindje të shumta. Duke ndërtuar qytete – siç thotë tregimi – u shty ideja për të ndërtuar kullën dhe brezni pas breznie u pranua se nuk kishte kuptim më ndërtimi i një kulle deri në qiell. Por, ideja mbeti dhe Kafka dëshiron të tregojë se kur ajo ngjizet njëherë, vështirë shqitet nga jeta njerëzore: “Një ide pasi rroket në gjithë madhështinë e vet, nuk mund të zhduket kurrë më; sa të ketë njerëz në faqe të tokës, do të ketë gjithashtu një dëshirë të fuqishme për të përfunduar kullën”.

Ky tregim i shkurtë na flet dhe sot për raportet tona me gjuhën dhe idetë, sidomos me këto të fundit që i mbjellim pa menduar fare dhe pastaj ato shkaktojnë grindje, terror gjuhësor dhe si pasojë lëngata dhe tharje të jetës. Dihet, shoqëria njerëzore nuk lëngon nga asgjë më shumë sesa nga idetë e këqija, nga gjuha e pjerdhur që mbillet njëherë dhe pastaj vështirë kontrollohet, pa shkaktuar grindje dhe përleshje të pafundme njerëzore.


Duke i parë kukurisjet e tmerrshme politike dhe verbërinë me të cilën një grusht demagogësh të rrezikshëm mbjellin ide të këqija ndër shqiptarë, ky tregim tingëllon si një ftesë qëllimmire që të tregohemi të kujdesshëm me idetë që mbjellim, sepse ato mund të shndërrohen në lëngatë dhe rrjedhimisht në tragjedi. Si popull me formim të ngadalshëm kulturor për shkak të aksidenteve historike, raportin me idetë ne e kemi pasur negativ dhe vazhdojmë ta kemi tillë. Kjo mund të jetë dhe pasojë e krizave të thella identitare ose krizës së njeriut me identitet të humbur, të tillë çfarë ka shumë në shoqërinë tonë. E, si pasojë e kësaj, kemi lejuar që brenda shoqërisë sonë të ngjizën gjithfarë idesh të marra e ideologji shkatërruese.

Nëse lejojmë të ngjizet një ide e keqe – siç na këshillon Kafka – do të ketë gjithashtu një dëshirë të fuqishme për të përfunduar atë. Dhe, kjo mund të jetë tragjedia e ardhshme kombëtare.

Në trend

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Kalo në kategori