LAJMI I FUNDIT:

I do biondinat, martohet me zeshkane: Nuk zgjedh mendja, por androsteroni

I do biondinat, martohet me zeshkane: Nuk zgjedh mendja, por androsteroni

Ky është shkaku

Kur pyesni shumicën e femrave si e imagjinojnë mashkullin e tyre ideal, kryesisht rezulton që nuk është ai i cili “shfaqet” në jetën reale dhe te i cili dashurohet fuqishëm.


Realisht, partnerin e zgjedh nuhatja, nuk e zgjedhin parimet teorike, transmeton Telegrafi.

Aroma e trupit të mashkullit është vendimtare në atë proces të “seleksionimit” dashuror te femrat, por që për këtë nuk janë të vetëdijshme, thotë dr Hiroaki Macunami.

Hulumtuesi nga Universiteti Duke dhe Rockefeller në Karolinën e Veriut me ekipin e tij hulumtuan se si funksionon androsteroni, i cili krijohet kur trupi sekreton testosteronin. Dhe kështu lindi ky testim, i cili në fakt është vetëm një konfirmim i njohurive nga shumë kohë më parë.

– Androsteroni gjendet në djersën e meshkujve dhe femrave, mirëpo në përqendrim më të lartë është i pranishëm te gjinia mashkullore – thotë dr. Matsunami.

– Sesi do ta përjetojë aromën e personit të caktuar mashkullor, varet nga variacionet që ndodhen në gjenin e caktuar.

Kjo do të thotë që personi i njëjtë mund të joshë ndonjë femër, ndërkaq ndonjë tjetër ta refuzojë.

Është interesante që sado që të përpiqen të vazhdojnë lidhjen me mashkullin i cili i ka të gjitha që ato duan, mirëpo diç mungon, por që nuk dinë ta kuptojnë, në fund rezulton që nuk u pëlqen aroma e tyre.

Hulumtimi ka treguar që natyra i ka rregulluar kështu, mirëpo studimi i variacioneve në gjenin e çuditshëm ende vazhdon, sepse nuk është përcaktuar deri në fund se si ndodh dhe çfarë tjetër e shkakton. /Telegrafi/