LAJMI I FUNDIT:

Këta filma kanë skenat më romantike të dashurisë. Mos i lini pa i parë!

Këta filma kanë skenat më romantike të dashurisë. Mos i lini pa i parë!

Kur jashtë bën ftohtë, dëshira për t’u shtrirë në krevatin e ngrohtë dhe për të parë filmin më romantik të të gjitha kohërave, shtohet

Keni dëshirë të qanë dhe të ëndërroni për një dashuri po aq magjike sa e tyre në film dhe realiteti për pak orë harrohet.


Brenda romancës ka dhe seks sigurisht, ose më saktë skena dashurie. Skena shumë romantike dashurie, që s’duhet t’i humbisni për asgjë në botë, shkruan Cosmopolitan.

Do t’ju mbeten në kujtesë edhe nëse e shihni vetëm 1 herë në jetë atë film. Nga lista më poshtë, zgjidhni:

1. The Notebook

Skena më perfekte e dashurisë. Një Ryan Gosling pa këmishë, shi dhe shumë kimi në ajër, derisa një çast i gjeni të dy lakuriq me trupat ngjitur pas njëri-tjetrit.

2. Call Me By Your Name

Edhe pse skenën e seksit nuk do ta shihni të ndodhë, paraloja dhe dialogu mes Elio-s dhe Oliver-it mjafton për të shijuar gjithçka.

3. Out of Sight

J.Lo dhe George Clooney flirtojnë aq këndshëm sa nuk do të doni që ajo skenë të mbarojë kurrë.

4. Dirty Dancing

Një histori dashurie klasike që s’njeh kohë. Baby dhe Johnny tregonin pasionin dhe ndjenjat e çiltra përmes çdo lëvizjeje të trupit, që sigurisht përfundonte në seks.

5. Pretty Woman

A ka diçka më sensuale sesa seks mbi një piano në një restorant publik? Shikimet e çiftit para aktit final janë kaq romantike, sa do të arratiseni dhe ju diku krejt tjetër.

6. Love & Other Drugs

Një Don Zhuan e gjen veten kokë e këmbë të dashuruar për herë të parë me pacienten e tij. Sigurisht kjo ndodh pas një lidhjeje shumë të veçantë seksuale mes tyre.

7. Mr. and Mrs. Smith

Brad dhe Angelina mund të jenë ndarë, po askush s’do t’i harrojë gjestet e tyre aq pasionante dhe skenat e mbushura me kimi tek ky film, raporton Anabel.

8. Cruel Intentions

Një djalë që vë një bast për t’i marrë virgjërinë një vajzë nuk duket dhe aq romantike, por duhet të shihni ç’ndodh më vonë.