Javën që lamë pas, Joe Biden u certifikua si president i ShBA-së. Bidenit ia certifikuan 306 vota elektorale, karshi 232 sa i kishte presidenti i deritashëm Donald Trump.
Për ne, shqiptarët, fitorja e mikut të madh Biden është e një rëndësie të veçantë, sepse askush më mirë se ai nuk na njeh.
Lufta e shqiptarëve për liri dhe pavarësi u mbështet fuqishëm nga Bideni. Për herë të parë ai e vizitoi Kosovën më 1997. Por, para kësaj, më 1991 ishte në Beograd ku ka takuar Shllobodan Milosheviqin.
Për këtë takim, Biden është shprehur kështu: “Në vizitën time të parë në Serbi, ku kisha një takim të gjatë me Milosheviqin, kur ai më pyeti se çfarë mendoj për të, i thash: Zotëri president, mendoj se jeni kriminel lute dhe se duhet të trajtoheni si i tillë.”
Si senator, Biden kohë kërkonte nisjen e negociatave, që Kosovës t’i rikthehej autonomia e humbur. Por, masakrat dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në luftën e fundit, bënë që Biden, bashkë me vendimarrësit tjerë amerikan, të jetë ndër vendimtarët që nisën rezolutën që i lejonte presidentit amerikan të niste sulmet mbi caqet policore dhe ushtarake serbe. Më 24 mars 1999 nisën sulmet e NATO-s që do t’ia sjellin Kosovës lirinë.
Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 21 maj 2009, Joe Biden, në cilësinë e zëvendësresidentit të ShBA-së, vjen për vizitë zyrtare në Kosovë. Atëherë e kishte një porosi të fuqishme për shqiptarët, se pavarësia e Kosovës ishte e pakthyeshme. Me 16 gusht 2016 vjen përsëri në Kosovë. Një ditë pas arritjes, bashkë me familjen e tij merr pjesë në inaugurimin e rrugës që mban emrin e djalit tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015. Beau Biden kishte punuar në Kosovë, pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe të gjykatësve vendas.
Gjatë fushatës së tij, Bideni shpalosi një program për Kosovën dhe bisedimet e saj me Serbinë, duke e rikthyer edhe njëherë sytë e Amerikës kah Ballkani.
Mikut tonë Joe Biden i urojmë fitoren, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm.
Në Kanun thuhet se shtëpia është e mikut dhe Zotit. Andaj, Joe Biden do të kujtohet përherë si një mik i madh i shqiptarëve që ka ndihmuar në kauzën tonë për liri, për paqe e për pavarësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite