LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet shqiptare shpëtojnë 55 migrantë të bllokuar në det

Autoritetet shqiptare shpëtojnë 55 migrantë të bllokuar në det

Autoritetet shqiptare kanë evakuuar 55 migrantë sirianë pasi ishin bllokuar për orë të tëra në ujërat e ashpër në detin Adriatik në një përpjekje për të arritur në Itali, tha policia të shtunën.

Sirianët, përfshirë gratë dhe fëmijët, u bllokuan nga moti i keq për më shumë se tre orë në një anije jashtë vijës bregdetare të Adriatikut të Shqipërisë të premten, tha policia e qytetit të Vlorës.


“Operacioni i shpëtimit dhe evakuimi i njerëzve u zhvillua në kushte shumë të këqija në mes të një stuhie dhe valësh të larta në det”, thuhet në deklaratën e policisë, raporton AFP.

Gjashtëmbëdhjetë nga pasagjerët e anijes, përfshirë tre fëmijë, u shtruan në spital, ndërsa të tjerët pritet të dërgohen në një qendër migrantësh.

Shqipëria është një vend kryesor tranzit për shumë migrantë dhe refugjatë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme të cilët po përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore përmes të ashtuquajturës rruga Ballkanike.

Pavarësisht nga pandemia, numri i migrantëve që kalojnë nëpër Shqipëri është trefishuar në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e policisë.