LAJMI I FUNDIT:

Treni i cili kalon drejtpërdrejt nëpër objektin e banimit është bërë atraksion botëror

Treni i cili kalon drejtpërdrejt nëpër objektin e banimit është bërë atraksion botëror

Treni i pazakonshëm, i cili kalon nëpër ndërtesë banimi është vetëm edhe një dëshmi që nuk ka kufij

Kina! Ky shtet është në gjendje të bëjë pothuajse çdo gjë që imagjinon, posaçërisht nëse ajo është e domosdoshme për të kursyer hapësirë, transmeton Telegrafi.

Kështu një qytet në Kinë ka vënë standarde të reja kur është fjala për hekurudhën dhe arkitekturën.


Fjala është për qytetin Chongqing në të cilin treni kalon drejtpërdrejt nëpër një ndërtesë banimi.

Është interesante që banorët e kësaj ndërtese nuk protestojnë fare për shkak të zgjidhjes së këtillë, sepse, siç thonë ata, treni pak a shumë nuk dëgjohet.

Si duket gjithë këtë në praktikë mund ta shikoni në video-xhirimin në vijim, por i cili i ka ngazëllyer njerëzit në gjithë botën.

Shumë turistë në Kinë ky xhirim i ka bërë që ta vizitojnë pikërisht këtë qytet, në mënyrë që së paku ta përjetojnë edhe vetë këtë përvojë të pazakontë.

/Telegrafi/