Qindra refugjatë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme u lanë nën qiell të hapur të mërkurën kur dështuan përpjekjet për t’i zhvendosur në një pikë tjetër në Bosnje, pasi qendra ku strehoheshin u shkatërrua nga zjarri, tha policia dhe disa refugjatë.
Zjarri shkatërroi javën e kaluar Kampin Lipa pranë Bihacit në Bosnjën perëndimore.
Refugjatët prisnin të transferoheshin në Bradina, një qytet 320 km më larg, në Bosnjën qendrore.
Fillimisht refugjatët u futën në autobusë dhe pritën më shumë se një ditë në të ftohtin e dimrit për udhëtimin në qendrën e re, por nuk mund të lëviznin pasi nuk ishte arritur marrëveshje se ku do të dërgoheshin.
“Autobusët po largohen nga Lipa pa refugjatë”, tha përmes portalit mediatik Klix.ba, Nermin Kljajic, përfaqësues i ministrisë së Brendshme në komunën Unsko-Sanska.
Refugjatët dolën nga autobusët dhe u vërtitën nëpër zonën me baltë si dhe pyjet përreth e pastaj u kthyen në kampin e djegur.
Të mbështjellë me xhaketa dimri, me shalle e kapele, ata mbanin në duar ato pak gjëra që kishin, tregon një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters, i cili ishte në zonë.
“Na urdhëruan të shkojmë në Lipa. Nuk dimë se çfarë të bëjmë dhe si të vazhdojmë jetën këtu”, thotë për agjencinë Reuters një imigrant nga Afganistani.
Mungesa e një marrëveshjeje mes autoriteteve lokale në Bosnje lidhur me destinacionin e refugjatëve e ka ndërlikuar situatën.
Imigrantët janë përpjekur pa sukses të kalojnë kufirin me Kroacinë për të shkuar në vendet perëndimore evropiane.
Të martën, media lokale citoi ministrin e Sigurisë të Bosnjës, Selmo Cikoti, sipas të cilit refugjatët do të vendoseshin në kazerma ushtarake në Bradina.
Por ministri i Financave, Vjekoslav Bevanda tha se nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.
“Mendoj se çdo vend duhet të mbajë një pjesë të barrës së krizës së refugjatëve”, tha zoti Kljajic për Klix.ba.
Më parë, banorët e Bradinas organizuan protesta kundër njoftimeve se refugjatët mund të silleshin në qytetin e tyre.
Kampi Lipa, i cili u hap si një strehë e përkohëshme për muajt e verës, strehonte rreth 1,200 vetë dhe ishte në plan të mbyllej të mërkurën për riparimet e dimrit.
Qeveria qendrore ka dashur t’i strehonte refugjatët përkohësisht në kampin Bira në Bihac, rreth 25km larg, një kamp i mbyllur në tetor.
Por autoritetet lokale nuk ishin dakord, duke thënë se edhe pjesë të tjera të Bosnjës duhet të mbajnë një pjesë të barrës.
Bashkimi Evropian, i cili e ka mbështetur Bosnjën me 60 milionë euro për të përballuar krizën dhe ka premtuar 25 milionë euro shtesë, u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur autoriteteve të gjejnë një alternativë të përshtatshme për Kampin Lipa, duke paralajmëruar se po afron një krizë humanitare.
Rreth 10,000 refugjatë janë aktualisht të bllokuar në Bosnjë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025