Novavax njoftoi të hënën fillimin e testeve të Fazës 3 të vaksinës së saj për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kjo është kompania e pestë që fillon testet në shkallë të gjerë të një vaksine për coronavirus në Shtetet e Bashkuara.
Testimet për kandidatin për vaksinën, të njohur si NVX-CoV2373, do të vlerësojnë sigurinë, efikasitetin dhe përgjigjen imune në deri në 30,000 njerëz të moshës 18 vjeç e lart.
Ajo bazohet në studimet e Fazës 1/2 që demonstroi se vaksina provokoi një përgjigje imune dhe duket se ishte e sigurt.
Në teste po shqyrtohet nëse vaksina parandalon simptomat e COVID-19, si dhe simptomat e moderuara ose të rënda për COVID-19.
Të gjithë pjesëmarrësit do të ndiqen për 24 muaj pas injeksionit të tyre të dytë.
“Me pandeminë COVID-19 që ka përfshirë të gjithë globin, ky test është një hap kritik në ndërtimin e portofolit global të vaksinave të sigurta dhe efektive për të mbrojtur popullsinë e botës”, tha Stanley C. Erck, president dhe drejtor ekzekutiv i Novavax në një njoftim për shtyp.
Po sipas CNN, testimi po financohet me deri në 1.6 miliard dollarë nga Operacioni Warp Speed.
Dy vaksina, nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, kanë marrë autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
Të dyja filluan provat e Fazës 3 në SHBA në korrik dhe regjistruan mbi 30,000 pjesëmarrës. Të dyja janë vaksina me dy doza dhe është treguar se kanë efikasitet 95% dhe 94.1%.
Ndërkohë AstraZeneca filloi provën e Fazës 3 amerikane të vaksinës së saj të coronavirusit në shtator.
Johnson & Johnson, që po teston një vaksinë me një dozë të vetme, pret rezultate të efikasitetit nga testet e Fazës 3 deri në janar ose shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës