LAJMI I FUNDIT:

Dhuna te nxënësit lë gjurmë të pashlyeshme

Dhuna te nxënësit lë gjurmë të pashlyeshme
Foto: Ilustrim

Dhuna në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë ende e pranishme. Sipas Policisë së Kosovës, deri nëntor të këtij viti janë paraqitur gjithsej 176 raste të dhunës në shkolla.

“Gjatë periudhës janar-tetor, janë evidentuar 176 raste të incidenteve në shkolla apo në afërsi të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Sipas Koalicionit të OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ky fenomen vazhdon të jetë shqetësim dhe cenon të drejtat e tyre.

“Dukuria e dhunës ndaj fëmijëve mbetet shqetësuese, si brenda familjes ashtu edhe në institucionet e tjera ku fëmijët përfshihen. Dhuna në tërësi cenon garantimin e të drejtave të fëmijëve, ajo cenon katër principet themelore të KDF, të drejtën për mos diskriminim, të drejtën për jetë, mbijetesë dhe zhvillim,  interesin më të mirë të fëmijës si dhe të drejtën për të respektuar pikëpamjet e fëmijës.”

Psikologu Kushtrim Maloku, thotë se dhuna ndodhë për shkak të faktorëve të ndryshme.

‘’Dhuna në shkolla ndodh për shkak të faktorëve individuale, pra,  personaliteti apo karakteri i nxënësit i formuar në fëmijërinë e tij, pastaj faktorët ambiental,ekonomik, familjar dhe social. Pra, me kënd rrinë fëmija, me kë shoqërohet, çfarë forme të edukatës merr në familje”, shprehet Maloku.

Ai tutje shton se dhuna që ushtrohet te nxënësit, ndikon negativisht sepse u humb dëshira për të ardhur në shkollë, e që kjo sipas tij mund t’i shpie deri te marrja e drogës.

“Çdo formë e dhunës, qoftë ajo fizike, psikike dhe emocionale, ndikon shumë keq në gjendjen e përgjithshme të secilit nxënës dhe ndonjëherë i bën edhe nxënës me sjellje delikuente dhe të papërshtatshme në shkollë, ku mungojnë nga shkolla, merren me alkool, duhan e përdorimin e mjeteve të rrezikshme”.

M.D, nxënëse në Gjimnazin “Ahmet Gashi”, tha se përveç dhunës që ndodhë mes nxënësve, ka raste edhe kur nxënësit fyhen nga mësimdhënësit duke iu dhënë etiketime ofenduese.

“Ka raste ku mësimdhënësi i ka fyer nxënësit duke i quajtur “Qorr”, “Analfabet”, “ Mshele Gojën”, ‘’E ki ftyrën e kriminelit”, tregon ajo.

Në lidhje më këtë Klevis Vaqaringa KOMF, shpjegon se dhuna që ushtrohet te nxënësit përveç që ndikon në zhvillim fizik dhe psikik, lënë edhe gjurmë të pashlyeshme tek ta.

“Dhuna pa dyshim mbetet një dukuri tejet negative e cila dëmton rëndë zhvillimin fizik, mendor e psikologjik të fëmijëve. Në rastet kur dhuna ushtrohet në mënyrë sistematike, ajo mund të lërë gjurmë të pashlyeshme përgjatë gjithë jetës së fëmijës, edhe pasi fëmija të rritet”, tha ajo.

Sipas Vaqarit, numri i rasteve që raportohen është i ulët, e për këtë ajo thotë se duhet që të punojë më shumë Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

‘’Referimet nga institucionet që punojnë me fëmijë mbeten në shkallë të ulët sidomos në rastet e dhunës në shkolla. Në përgjithësi numri i rasteve të referuara konsiderohet të jetë më i ulët se sa vetë shfaqja e kësaj dukurie. Në këtë aspekt, MASHT dhe vetë institucionet shkollore duhet të ofrojnë më shumë trajnime, vetëdijesim dhe më shumë informacion rreth dhunës mes moshatarëve, për të punuar jo vetëm në parandalim të fenomenit por edhe për të nxitur referimet e rasteve të tilla’’, thotë Klevis Vaqari.

Edhe neni 4 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, e ndalon përdorimin e dhunës te nxënësit si formë ndëshkimi.

“Të gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen ose u ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese”

2.” Ndalohet ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private’’. /Blenera Karaxha& Devlete Deda.

Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori