Para se të shkruhet për ndonjë tyrbe, siç është ajo e Roganës në këtë rast, është e udhës të jepet një shpjegim rreth konceptit të tyrbeve dhe rëndësisë së tyre për trashëgiminë tonë kulturore. Një shpjegim i tillë do t’i ndihmonte lexuesit për kuptimin e konceptit dhe të rëndësisë së tyre.
Tyrbja është një mauzole karakteristike në të cilën ndodhet një varr apo disa varre të personaliteteve të rëndësishme religjioze, shehlerëve e dervishëve apo njerëzve të shquar, të cilët në kujtesën dhe besimin e besimtarëve kanë bërë jetë të veçantë e të shenjtëruar. Varri i është bërë tyrbe vetëm ndonjë shehu apo dervishi që shquhet për veprime të pazakonta e mrekullibërëse, që besimtarët i kanë cilësuar si “muxhize” (arab., mrekulli). Ka tyrbe ku është varrosur vetëm një i shenjtëruar, por ka edhe kur janë varrosur më shumë veta, zakonisht i shenjtëruari me ndonjë pjesëtar të familjes së tij, në të shumtën e rasteve me gruan.
Thuajse të gjitha tyrbet janë ndërtime të ulëta, formë e shtëpizave përdhes, në mes të secilës është varri i të veçantit, siç ngjet në tyrben e Roganës (Rogoçicës), që ndodhet në komunën e Kamenicës. Në një kthinë të tyrbeve lihet një hapësirë për ndezjen e qiririt nga ana e besimtarëve. Në të shumtën e rasteve është një dollap i zbrazët, në të cilën nevojtari e ndez qiririn për shpirtin e të shenjtit (sipas tij) dhe lutet që t’i plotësohen dëshirat apo t’i hiqen shqetësimet që e mundojnë. Me t’u ndezur qiriri, nevojtari bën një rrethrrotullim rreth tyrbes, konkretisht rreth varrit të të shenjtit, duke u lutur për zgjedhjen e halleve dhe telasheve të tij.
Pra, tyrbet kanë rëndësi së pari religjioze e shpirtërore, pastaj kulturore dhe trashëgimore. Ato janë pjesë e pasur e trashëgimisë kulturore të Kosovës meqë me to evidentohet një prani e trashëgimisë religjioze islame, me të cilën ka jetuar dhe jeton vendi ynë, gjë që i jep kolorit kulturor dhe fetar.
Tyrbja që ndodhet në fshatin Roganë të Komunës së Kamenicës është e veçantë dhe e rëndësishme për shumë njerëz e besimtarë për shkak se në të kryhen një sërë lutjesh dhe aktivitetesh. Me datën pesë të majit të çdo viti mblidhen me qindra e mijëra njerëz nga Kosova dhe shtetet përreth saj për të festuar Shën Gjergjin pagan dhe për t’u lutur për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Djemtë dhe vajzat e reja këtë ditë e marrin si ditë të natyrshme feste, pa ndonjë konotacion religjioz a pagan por, thjesht, si një mundësi takimesh e njohjesh rinore, ndërsa të moshuarit kanë më shumë interesime që të luten në tyrbe për begatinë e tyre familjare, përmirësimin shëndetësor, por edhe për gjetjen e fateve jetësore e martesore për djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat e tyre.
Brenda kësaj tyrbeje është edhe një lis i madh shumëvjeçar i cili në popull njihet si “lisi i kësmetit” apo lisi i fatit, prekja e të cilit, marrja e një dege të shkurtër apo flete, besohet mund të të sjellë fat në dashuri. Kështu mendojnë dhe supozojnë ata që kanë besim dhe kanë predispozita pozitive në raport jo vetëm me ritet e lutjet që mund të kryhen në tyrbe, por ndaj çdo gjëje spirtuale, jokonkrete dhe jomateriale. Besimi se tyrbja mund të sjellë shërim, begati e fat jetësor është shpirtëror dhe assesi nuk mund të interpretohet me predispozita të njohjes sonë materiale, shkencore dhe konkrete.
Tyrbja e Roganës (Rogoçicës) është pa pullaz, e pambuluar dhe nuk mund të mbulohet pikërisht për shkak të lisit të fatit, “lisit të kësmetit” që ndodhet brenda saj. Ajo menaxhohet nga familja Kallaba, e cila kujdeset për të, për pastërtinë e saj dhe për gjërat që kanë të bëjnë me objektin e tyrbes.
Nuk dihet saktë se kur është ndërtuar tyrbja e Roganës, edhe pse ka mendime se ajo është e shekullit XVIII, kur edhe është dëgjuar për herë të parë legjenda për shehun e vrarë në luftë. Legjenda thotë se një sheh ishte vrarë në një luftë dhe ai, me kokën bartur nën sqetull, kishte fluturuar dhe kishte rënë mu në vendin ku është tyrbja, që ishte edhe vendlindja e tij, vendi i tij i origjinës. Kjo është një legjendë mistike lidhur me ndërtimin e kësaj tyrbeje, por që ka kuptimin e kërkimit të vendlindjes, origjinës nga qenia njerëzore. Njeriu edhe i vdekur e kërkon vendin e origjinës, sepse dëshiron të varroset në të dhe nuk do të shkëputet nga rrënja e tij.
(Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit kulturor “Observimi i traditës”, realizuar nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” në Prishtinë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptarët dhe forca shkatërrimtare ndaj objekteve të trashëgimisë!
Si arriti ta sundojë botën, njeriu modern?
“Gjeneral Gramafoni” dhe skenari që u ndërtua mbi një tregim të vjedhur!?
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
NËNA DHE DJALI
Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United