LAJMI I FUNDIT:

Për rezultatet e aleancës me Rusinë, pyeteni Armeninë!

Për rezultatet e aleancës me Rusinë, pyeteni Armeninë!
Ilustrim

Ajo që quhet lufta e dytë e Nagorno-Karabakut (27 shtator – 9 nëntor, 2020) përfundoi me një armëpushim triumfues kombëtar për Azerbajxhanin dhe në një turpërim traumatik për Armeninë. Përdorimi i suksesshëm nga Azerbajxhani i dronëve, provoi një superioritet taktik, megjithëse ai vërtetoi gjerësisht mësimet mbi efektin shkatërrues që mund të ketë fuqia ajrore ndaj një forcë të madhe tokësore me mbrojtje ajrore relativisht të dobët. Përdorimi i sistemeve të avionëve pa pilot, në këtë konflikt shënon një evolucion më shumë sesa një revolucion në aplikimet e fuqisë ajrore.

Në radhë të parë kjo luftë ka formalizuar me sukses partneritetin strategjik turko-azer. Ndonëse e rrënjosur në solidaritetin historik turk, Azerbajxhani e bëri këtë partneritet strategjik materialisht të mundur duke u shndërruar në një partner kryesor, me rëndësi të madhe për Turqinë.

Naftësjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan; Gazsjellësi Baku-Erzurum dhe Trans-Anatolia; hekurudha Baku-Tbilisi-Kars dhe kompleksi i rafinimit të naftës Star, e kanë kthyer Azerbajxhanin në investitorin më të madh në Turqi dhe kanë kontribuar në qëllimin kombëtar të Turqisë për t’u bërë një vend kryesor i tranzitit të energjisë. Këtë vit, për më tepër, Azerbajxhani u bë furnizuesi më i madh i drejtpërdrejtë i Turqisë i gazit natyror, duke tejkaluar Rusinë në atë rol. E gjithë kjo përkthehet në një interes jetik kombëtar turk për të mbështetur sigurinë dhe suksesin e Azerbajxhanit. Armatimet dhe këshillat ushtarake turke ishin çelësi për fitoren e Azerbajxhanit në këtë luftë.


Por, më me shumë interes në këtë konflikt është analizimi i veprimeve/mosveprimeve të Rusisë. Edhe pse Moska mundohet të mbajë raporte të mira me të dyja shtetet ne konflikt, ajo kishte një traktat aleance ushtarake me Armeninë.

Ishte vet Vladimir Putini që pas një bisede me të dy liderët e këtyre vendeve, në 7 tetor, nxitoi të deklaronte se Traktati për Sigurinë Kolektive, i firmosur në vitin 2002 dhe ku bëjnë pjesë si Rusia ashtu dhe Armenia, nuk e detyron Moskën të mbrojë Armeninë, për sa kohë luftimet zhvilloheshin në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Shumë analistë ndërkombëtar, por dhe e gjithë popullsia dhe establishmenti armen, e interpretuan si një tradhti nga ana e Rusisë dhe një aprovim për operacionet ushtarake të Azerbajxhanit. Rusia nuk veproi as kur një helikopter ushtarak i saj u rrëzua nga Azerbajxhani (edhe pse u deklarua se ishte një gabim).

Rusët u futën në lojë në fund dhe tentuan të pretendonin se ishin ata paqeruajtësit; ata ndërmorën veprime si gjithnjë të njëanshme dhe dukej sikur kishin synuar ose sikur përdorën këtë mundësi të vendosnin forcat e tyre ushtarake edhe në territorin e Azerbajxhanit si edhe të shfrytëzonin mundësinë për të ngrirë një konflikt tjetër më shumë sesa të mbështesnin Armeninë.

Sipas analistëve të ndryshëm, veprimet e Moskës kishin dhe një qëllim tjetër përveç atij ushtarako-gjeopolitk. Krizat e njëpasnjëshme në Bjellorusi, Azinë Qendrore dhe rajonin e Kaukazit, atë që e quan oborrin e pasmë të saj (zonë influence) e kanë kapur Kremlinin në befasi, duke minuar imazhin e Presidentit Vladimir Putin si një takticien i zoti në skenën botërore.

Kjo situate e paqëndrueshme në “zonën e saj të influencës” duket se e ka shtyrë Kremlinin të bëj Armeninë shembull për të gjithë të tjerët që devijojnë nga alineimi me interesat e Moskës.

Rusia vendosi t’i jepte një mësim Armenisë dhe kryeministrit Nikol Pashinyan, i cili erdhi në pushtet në 2018, pas atij që u quajt dhe “velvet revolution”, duke hequr nga institucionet shtetërore shumë drejtues pro-rusë dhe orientoi politikën armene më shumë pro-perëndimore. Armenia është përfshirë nga protestat dhe, ashtu si ka ndodhur në rastet e tjera, Rusia po përdor situatën kaotike që ka përfshirë vendin pas disfatës ushtarake, për të avancuar interesat e saj strategjike duke rrezuar liderin pro-perëndimor armen.

Sipas analistit Michael Rubin, ashtu si ndodhi me revolucionin e trëndafilave ne Gjeorgji, pas të cilave ajo humbi Abkazinë dhe Osetinë jugore si dhe me revolucionin e portokallinjtë dhe të sheshit Maiden në Ukrainë, pas të cilave ajo humbi Krimenë, Moska donte t’i tregonte Armenisë dhe të gjithëve atyre në zonën e saj të influencës që flirtojnë me Perëndimin se: “Revolucionet demokratike mund të sjellin liri politike afatshkurtër, por ato gjithashtu çojnë në humbje territoriale dhe në erozion të sovranitetit.”

Këtë leksion dhe objektiv të Kremlinit e shprehu qartë analisti ushtarak rus Igor Korotcheko, në një intervistë në TV shtetërore ruse kur deklaroi se: “Ja çfarë ndodh kur një opozitar, jo pjesë e sistemit i mbështetur nga perëndimorët, fiton pushtetin. Një revolucion me ngjyra kurrë nuk sjell përfitime, askund, në asnjë vend. Revolucionet me ngjyra çojnë në kolapsin e shtetit. Dhe, ky është një mësim për të gjitha territoret post-sovjetike”. Ai shtoi se “gjithçka do të shkojë mirë për fqinjët që mbajnë marrëdhënie të ngushta politike dhe ushtarake me Moskën, jo me Perëndimin”.

Rasti i Armenisë duhet të shërbejë si një zile alarmi për të gjithë ata lider të Ballkanit Perëndimor që sa herë ngecin në procesin e reformave për integrimin Evropian i bëjnë presion BE-së duke i kujtuar alternativat e orientimit të politikave të tyre drejt Moskës apo shteteve të tjera autoritare.

Nuk mund të ketë një sistem aleance me shtete të tilla, sepse sistemet autoritare pranojnë vetëm raportin e padronit dhe të nënshtruarit. Veprimet e Kremlinit gjatë konfliktit azero-armen treguan edhe njëherë se presidenti rus Putin është i gatshëm të sakrifikojë çdo mik dhe aleat për qëllimet e tija strategjike.

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori