Me lejoni ta nis këtë artikull me një citat të Shulamith Koenigut – themeluese e Lëvizjes së Njerëzve për Mësimin e të Drejtave të Njeriut dhe nismëtare e Projektit të Qytetit për të Drejtat e Njeriut – e cila ka thënë: “Nga skllavërimi në liri… kurrë më nuk do ta këmbejmë barazinë tonë me mbijetesë”.
Liria shkon bashkë me përgjegjësinë. Nëse dëshirojmë të jemi të lirë, duhet pranuar përgjegjësinë. Liria nënkupton barazinë dhe paqen. Në Kosovë kemi paqe për të cilën u përkujdes populli i Kosovës, miqtë në Evropë dhe në ShBA. Paqen në Kosovë e konsiderojmë të brishtë, të ndjeshme, jo të qëndrueshme… Paqja dhe siguria varen nga edukimi. Këtu nënkuptohet edukimi i lidershipit, i rinisë, i punëtorëve etj. Po shërbehem me një citat të vjetër që thotë: “Nuk do të ketë paqe në vend, derisa atë e udhëheqin të paditurit ose përderisa ata që udhëheqin të mos bëhen të ditur”!
Edukimi na ndihmon t’i ndryshojmë qëndrimet e kaluara. Për më tepër, jemi të bindur se Mësimi për të Drejtat e Njeriut (MDNj) do të ndihmojë që Evropa Juglindore si tërësi, dhe Kosova në veçanti, të shndërrohen në hapësira të sigurta për të jetuar. MDNj ka përgatitur versionin e shkurtër të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNj). Gjerë në fund të vitit, MDNj dhe partnerët e saj do të shtypin dhe distribuojnë mbi një miliard kopje në mbarë botën. Në Kosovë, Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut (QKDNj) ka përkthyer e përshtatur DUDNj-në në gjuhën shqipe dhe 10 mijë kopje janë shtypur (gjerë në fund të vitit do të shpërndahen 100 mijë kopje). Do të përkujdesemi që çdo nxënës, punëtor apo pensionist… ta pranojë nga një kopje të tillë. Me rëndësi është që çdo qenie njerëzore të mësojë dhe të kuptojë që është pronar i të drejtave të njeriut. Kështu, secili njeri do të përkujdeset për vetveten dhe të mbrojë të drejtat e veta sa herë ato cenohen.
Ky shekull shënon kalimin e të menduarit nga ai institucional tek të menduarit në rrjet. Të menduarit institucional dhe ai në rrjet, dallojnë. Të menduarit institucional është i mbyllur, selektiv dhe i kontrolluar, derisa ai në rrjet është i hapur, i zakonshëm dhe përkrahës. Kjo do të thotë se edukimi dhe integrimi në rrjet është i nevojshëm për Kosovën. Për të gjeneruar ide të reja inovative,, kërkohet kontribut nga njerëzit me bindje të ndryshme (diversitet mendimesh). Nëse rrethi shoqëror mbetet i vogël ose nëse çdokush në rreth nisë të mendojë në mënyrë të njëjtë, ndalojmë gjenerimin e ideve të reja, ndalemi nga integrimi në rrjet dhe harrojmë gjerat elementare të rëndësishme dhe domethënëse për vendin, për komunitetin, për familjen dhe për veten tonë. Andaj, për të mundësuar pjesëmarrjen sa ma të gjerë dhe të llojllojshme, dhe për të përmirësuar pozitën konkurruese të institucionit dhe ngritjen e nivelit të diturisë, krijimi i vlerave nënkupton ndryshimin e qëndrimit nga ruajtja e dijes vetanake tek fuqizimi i bashkëpunimit brenda dhe jashtë kufijve institucionalë.
Edukimi është nocion i gjerë, ndaj sot para jush do të fokusohem më shumë në MDNj-në dhe konceptin e ri për paqe në komunitet.
Qyteti për të Drejtat e Njeriut do të jetë lëvizja dhe arritja më e madhe në histori, me qëllim që çdo grua, burrë, nxënës, punëtor, pensionist, i ri apo fëmijë, të mësojë dhe të përvetësojë realizimin e të drejtave të njeriut si mënyrë e jetesës. Duke i njohur dhe përvetësuar kështu të drejtat e njeriut, njerëzit participojne të barabartë në vendimet të cilat e përkufizojnë jetën dhe ndihmojnë ndërtimin e një komuniteti të vyeshëm, duke forcuar familjen dhe duke shpëtuar veten nga varfëria e injoranca. Nuk mund të ndërtojmë demokraci të vërtetë dhe nuk mund të sfidojmë status quo-në pa njohuritë themelore për të drejtat e njeriut, njohuri të cilat do të mundësojnë që çdo qenie njerëzore të ndihet e lirë dhe me dinjitet në bashkësi me të tjerët.
Për transformim social dhe ekonomik të të gjitha niveleve të shoqërisë dhe për të tejkaluar dezintegrimin social dhe ekonomik në mbarë botën, duhet të promovojmë, organizojmë dhe implementojmë mësimin për të drejtat e njeriut, në të gjitha nivelet e shoqërisë. Nuk kemi opsion tjetër: të drejtat e njeriut janë si muret e lumit nëpër të cilin jeta rrjedh lirshëm dhe, kur rrezikohemi nga vërshimi, dituria për të drejtat e njeriut i ndihmon njerëzit për të forcuar muret e lumit dhe për t’u mbrojtur nga dëmet.
Në botë, MDNj-ja ka shpallur disa qytete për të Drejtat të Njeriut, si: Rosario (Argjentinë), Nagpuri (Indi), Aleksandria (Egjipt), Graci (Austri), Edmondoni (Kanada), Uashingtoni (ShBA), Mogdali (Afrika e Jugut), Porto Alegre (Brazil), Bihaqi (Bosnje dhe Hercegovinë)…
Do të ishte mirë që ne kosovarët të shpallim një klasë, shkollë apo qytet për të drejtat e njeriut. Për më tepër, shpallja e vendit tonë për shtet për të drejtat e njeriut do të nënkuptonte që Kosova bëhet shteti i parë i tillë në botë. Shpresoj ky propozim do të has në përkrahje të gjerë. Ne jemi të gatshëm të përkrahim këtë iniciativë dhe Kosovën në rrugën e saj demokratike.
(Për të mësuar më tepër për qytetin për të drejtat e njeriut, klikoni këtu: www.pdhre.org)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles