Gjashtë pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për një marrëdhënie të shëndetshme
Greg Behrendt dhe Amiira Ruotola janë një çift i martuar prej 18 vitesh. Libri i tyre i fundit quhet “Si ta mbash martesën të shëndetshme”
Ata ndajnë 6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për të ndihmuar në nxitjen e një marrëdhënieje të shëndetshme.
1. Si mund të ndihmoj sot?
Të thuash “si mund të të ndihmoj” është si të thuash “si je?”. Jemi lidhur aq shumë me jetën tonë, sa mund të përfundojmë duke mos u kujdesur më për partnerin/en.
Duke bërë këtë pyetje, ju tregoni përfshirje në punën e partnerit dhe lehtësoni ndoshta ngarkesën që ai/ajo mund të ndiejë gjatë ditës.
2. Çfarë të bën të ndihesh i/e dashuruar?
Mënyra se si ju e përcillni dashurinë, tregon dhe mënyrën se si ju pëlqeni ta merrni, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht kështu i pëlqen dhe partnerit.
Një partner mund të ndiejë dashuri duke marrë komplimente, një tjetër kur ledhatohet, një tjetër kur ndihmon në punët e shtëpisë, etj.
3. Çfarë mund të bëj për të vërtetuar që ti je i duhuri për mua?
Kjo pyetje sjell rëndësinë që luan intimiteti emocional. Ndonjëherë, lidhja kalon në një fazë që ju harroni të shprehni me fjalë atë që ndjeni.
Por, të thënit që: je shumë tërheqës/e për mua, më pëlqen mënyra se si më shikon, do të jem gjithmonë me ty, etj, ju bën që të lidheni dhe të keni intimitet emocional.
4. Ke nevojë të rrish vetëm?
Ne e marrim personale kur partneri dëshiron hapësirë, por hapësira është restauruese dhe e shëndetshme. Parandalon gjithashtu monotoninë në një marrëdhënieje.
5. Kur jemi në konflikt, çfarë mund të bëjmë ndryshe, përtej britmave apo heshtjes?
Gjetja e një mënyre për të komunikuar dhe për të përfunduar me zgjidhje, dhe jo me lëndime, është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme, shkruan Class.
Është normale që të mos bini dakord, çiftet nuk duhet të bien dakord gjatë gjithë kohës. Kanë stile të ndryshme të argumentimit. Thjesht duhet të krijoni një atmosferë të qartë dhe të qetë komunikimi.
6. A ka diçka që të mungon nga unë ose që të bën të mos ndihesh mirë?
Ne nuk mund të jemi lexues të mendjes, prandaj është e rëndësishme të hapni këtë nivel komunikimi me partnerin tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Ata gjithmonë marrin atë që duan: Shenjat e zodiakut që mund t'ju manipulojnë në sekonda
A mund të jenë të dëmshme lulet?
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë