Korporata Energjetike e Kosovë ka mbyllur tremujorin e tretë të këtij viti me sukses. Përkundër situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19, KEK-u ka arritur të tejkaloj planin e paraparë.
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri thotë se pavarësisht vjetërsisë së makinerive për nxjerrjen e thëngjillit dhe të njësive prodhuese të energjisë, ato kanë performuar shumë mirë.
“Termocentrali Kosova A, në kuartalin e tretë ka realizuar planin e vet të prodhimit 107% edhe përkundër vjetërsisë që ka. Në anën tjetër edhe termocentrali Kosova B, ka realizuar planin e vet të prodhimit me rreth 116%. Për më tepër, funksionimi i këtyre termocentraleve bëhet edhe duke u furnizuar me qymyr, që nënkupton se nuk ka pas kurrfarë pengese dhe divizioni i qymyrit e ka realizuar planin e vet duke i furnizuar dy termocentralet e korporatës energjetike me qymyr. Kjo nënkupton që me këtë performancë të mirë, është ofruar shërbimi që është cilësor për qytetarët e vendit dhe nga kjo shihet që gjatë kësaj periudhe ka pas një stabilitet të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike”, deklaroi Imeri.
Falë performancës së mirë në termocentralin Kosova B, është arritur që të realizohet edhe plani i furnizimit me energji termike për “Termokos”-in, e cila energji shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.
Megjithatë të gjitha këto rezultate janë arritur falë punës dhe angazhimit të madh të të gjithë punëtorëve të KEK-ut.
“Për këtë rezultat, për këtë performancë dhe për këtë punë të cilën është bërë me plotë sfida gjatë këtij viti, nuk mundem pa përmendur dhe pa i falënderuar të gjithë punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët kanë dhënë dhe kanë bërë maksimumin e mundshëm duke i kursyer kolegët e tyre, të cilët kanë qenë me sëmundje kronike, duke i liruar nga vendet e tyre të punës dhe duke u mbuluar puna nga kolegët e tyre, të cilët nuk kanë lënë të vërehet mungesa e tyre duke funksionuar ose duke punuar me kapacitet më të ngarkuar se zakonisht”, tha më tutje u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri.
Por, pandemia nuk ka lënë pa shkaktuar edhe probleme. Për shkak të këtij virusi dhe masave të ndërmarra, janë shtyrë projekte shumë të rëndësishme për ndërmarrjen.
“Disa projekte që kanë ndikuar edhe në projektet tona, sidomos projekti i elektro-filtrave dhe denoksit, i cili është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ku nënprojektet të cilat kanë qenë projektet tona jemi detyruar që t’i shtyjmë për një vit. Deri në këtë moment që po flasim realisht objektivi është që deri në vitin e ardhshëm të filloj ky projekt, i cili do të ndikoj drejtpërdrejtë në cilësinë dhe në operimin e këtij termocentrali sipas standardeve të Bashkimit Evropian në aspektin ambiental, por edhe në aspektin teknik”, tha ai.
U.d i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri ka thënë se si menaxhmenti ashtu edhe punëtorët do të vazhdojnë të angazhohen që të prodhojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe energji termike për të gjithë banorët e Prishtinës që janë të kyçur në rrjetin e ngrohtores.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3