Kjo shtëpi do të kushtojë 4.000 dollarë dhe mund të ndërtohet brenda një dite
Metodat tradicionale të ndërtimit të shtëpive nuk do të zgjidhin krizën globale të strehimit, me të cilën jemi përballur aktualisht. Kështu që të varfrit do të vazhdojnë të jenë të pastrehë, të paaftë të sigurojnë një strehim të duhur. Por nga ana e ndritshme, ekziston një kompani që mund të ketë dalë me një zgjidhje.
Sipas kësaj kompanie që po ndërton shtëpi në botën në zhvillim, një printer masiv 3D mund të jetë mënyra perfekte për të trajtuar situatën. Ky printer së shpejti do të jetë në gjendje të ndërtojë një shtëpi me katër dhoma në më pak se një ditë. Shtëpitë e shtypura 3D mund të jenë përgjigjja që të gjithë kemi kërkuar.
Shtëpi të përballueshme 3D do të ndërtohen në mënyrë që t’i japin fund të pastrehëve
Kjo kompani vendos shumë kreativitet dhe inovacion teknologjik për t’i realizuar të gjitha. Ata kanë dalë me një version të ri të një teknologjie robot që u bën të mundur atyre që të ndërtojnë shtëpi të shtypura 3D që nuk kushton shumë. Për të provuar funksionalitetin e idesë së tyre, ekipi që qëndron pas gjithë kësaj, tashmë ka vendosur shtëpinë e parë në Austin. Kjo shtëpi, e cila do t’u shërbejë atyre si zyra e tyre, është një shtëpi 3D, në një oborr të një shtëpie të konvertuar.
Stafi i kompanisë dëshiron ta përdorë këtë shtëpi të shtypur 3D si zyrë, vetëm për të provuar të kalojë ca kohë atje dhe ta dekoroj siç dëshiron. Përmirësimet inxhinierike të printerit do të merren gjithashtu në konsideratë. Pika është që të provohet se si do të trajtojë një situatë tërmeti. Ata thjesht duan të jenë të sigurt për sigurinë e këtyre shtëpive.
Qëllimi është të ndërtojë një lagje të tërë dhe në atë mënyrë të zvogëlojë numrin e popullsisë së pastrehë të Austin, Texas me 40 për qind. Por ata nuk do të ndalen këtu. Më vonë këtë vit, ata po planifikojnë të ndërtojnë një komunitet të shtëpive të tilla gjithashtu në El Salvador, Amerikë Qëndrore. Kjo shtëpi do të kushtojë 4,000 dollarë dhe mund të ndërtohet brenda një dite.
Teknologjia 3D e Shtypjes në Shtëpi
Teknologjia e shtypjes 3D në shtëpi përfshin një kombinim të robotikës, softuerit digjital dhe materialeve të përparuar. Teknologjia e shtypjes 3D quhet Vulcan I. Është një makinë e veçantë e lëvizshme, e aftë të shtypë vazhdimisht në vend dhe peshon rreth 907 kilogram.
Kapaciteti i tij i shtypjes përmban mure deri në 8.5 metra të gjatë dhe bazamente deri 28 metra të gjerë, dhe të gjitha këto me një shpejtësi prej 13 deri në 18 centimetra për sekondë. Për më tepër, është pa mbeturina, rezistent ndaj motit, ka 4 deri në 6 persona të nevojshëm për ta operuar atë dhe vjen me një sistem operativ të integruar të bazuar në tabletë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri