LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i parë që lahet me sapun dhe zbardhues

Telefoni i parë që lahet me sapun dhe zbardhues

Telefoni i parë antibakterial në botë vjen nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky telefon është bërë nga kompania Bullit, me qendër në Reading, dhe u emërua Cat S42. Modelet e pajisura me teknologji shtesë antimikrobiale, megjithatë, nuk do të jenë të disponueshme deri në fillim të vitit 2021.

Telefoni, i cili do të ketë një sistem antibakterial, do të luftojë përhapjen e baktereve falë joneve të argjendit të ndërtuara në materialet prej të cilave është bërë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse jone të tilla nuk neutralizojnë në mënyrë aktive bakteret ose viruset, përfshirë coronavirusin, ato ndalojnë përhapjen dhe shumëzimin e patogjenëve, pretendojnë ata që ndërtuan këtë telefon.

Prodhuesit shtojnë se pajisja është plotësisht e papërshkueshme nga uji dhe se duhet të lahet rregullisht me ujë dhe sapun, dezinfektues, madje edhe zbardhues për ta mbajtur atë të pastër.

Këllëfi i bërë prej xhami antiplumb dhe çelik inox nuk u dëmtua edhe pasi ra mbi çelik nga një lartësi prej 1.8 metra, dhe pas provave, nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme të papastërtisë që mbeti mbi të.

https://twitter.com/hiteknodotcom/status/1330459769803563008

Si ta mirëmbani telefonin tuaj?

Gjatë një pandemie të coronavirusit, ka shumë këshilla për larjen e duarve dhe dezinfektimin e artikujve që ne përdorim çdo ditë.

Profesori Peter Hall nga Universiteti i Waterloo, beson se telefonat duhet të pastrohen dy herë në ditë, në mënyrë që të parandalohet transmetimi i mëtejshëm i virusit.

Pecetat me alkool janë më të përshtatshme për vrasjen e viruseve dhe rekomandohet gjithashtu përdorimi i leckave mikrofibre dhe sapunit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë

MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë

Teknologji
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Teknologji
Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev

Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev

Teknologji
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kalo në kategori