LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa, Frakton dhe tri kompani tjera kosovare, në top-listat e Deloitte – për zhvillim të shpejtë, me ndikim dhe në rritje në Evropën Qendrore

Gjirafa, Frakton dhe tri kompani tjera kosovare, në top-listat e Deloitte – për zhvillim të shpejtë, me ndikim dhe në rritje në Evropën Qendrore

Pesë kompani kosovare janë zgjedhur në top-listat e Deloitte, si kompanitë me zhvillim të shpejtë, me ndikim dhe në rritje në Evropën Qendrore.

Sipas një njoftimi të kompanisë prestigjioze kosovare Gjirafa, kjo kompani është njohur nga Deloitte si kompani teknologjike me rritje të shpejtë; në pozicionin e 11-të në Evropën Qendrore dhe numër 1 në rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi.

“Sot është një moment historik i rëndësishëm. Që nga ditët e themelimit, ne kemi qenë në rritje eksponenciale. Ne jemi vërtet të nderuar nga Deloitte për këtë njohje”, ka shkruar në Facebook, Mergim Cahani, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë.


*Verzioni Shqip ne link ne fund.

Gjirafa has been recognized in Deloitte Technology Fast 50 growing tech companies;…

Posted by Mergim Cahani on Thursday, November 19, 2020

Përveç kësaj kompanie, Deloitte ka njohur edhe kompaninë tjetër kosovare Frakton.

Hip, hip, hurrrayyyyy! ? ?

Frakton has become one of the first Kosovo companies ever to be featured in the prestigious…

Posted by Frakton on Thursday, November 19, 2020

“Frakton është bërë një nga kompanitë e para të Kosovës që është paraqitur ndonjëherë në raportin prestigjioz Deloitte… Frakton është renditur e 16-ta në kategorinë Rising Star, një kategori që rendit kompanitë që tregojnë potencial të madh por janë shumë të reja për të përmbushur minimumin e katër viteve për kriterin e funksionimit për kategorinë kryesore Fast 50”, ka shkruar Frakton në Facebook.

Veç këtyre, tri kompani janë renditur ndër më të suksesshmet nga Deloitte, në kategorinë “Impact Star”. Bëhet fjalë për kompanitë Cacttus, ASSECO SEE, 3CIS J.S.C, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, “Deloitte Technology Fast 50” në Evropën Qendrore është një program që njeh dhe profilizon kompanitë e teknologjisë me rritje të shpejtë në rajon.

Programi, i cili tani është në vitin e tij të 21-të, rendit 50 kompanitë publike ose private të teknologjisë me rritjen më të shpejtë.

Siç bëhet e ditur, fituesit e çmimeve Technology Fast 50 për vitin 2020 përcaktohen bazuar në rritjen e të ardhurave për katër vjet (2016 deri në 2019), duke shtuar se kompanitë duhet të kenë të ardhura operative të vitit bazë prej 50,000 euro në 2016, 2017, 2018 dhe të ardhura operative të vitit aktual (2019) prej të paktën 100,000 euro.

“Deloitte Technology Fast 50” në Evropën Qendrore është pjesë e programit global “Deloitte Fast 500”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori