LAJMI I FUNDIT:

Kuptimi i fshehur pas kapelave të Mbretëreshës Elizabeth II

Kuptimi i fshehur pas kapelave të Mbretëreshës Elizabeth II
Foto: Chris Jackson - WPA Pool/Getty Images

Ndërsa kurorat janë aksesoret e kokës që lidhen më së shpeshti me mbretërit, Mbretëresha Elizabeth II mund të njihet më shumë për kapelat e saj.

Mbretëresha duket se ka një kapelë për çdo rast, në një gamë të gjerë ngjyrash. Ndërsa kapelat janë elegante dhe funksionale, duke mbrojtur përdoruesin nga shiu, dëbora dhe rrezet e diellit, arsyeja e saj për të veshur kapele kaq shpesh mund të shkojë përtej modës ose praktikës.


Historiani britanik Robert Lacey shpjegoi rëndësinë e kapelave të Mbretëreshës Elizabeth II për gazetaren e modës Elizabeth Holmes për librin e saj “HRH: So Many Thoughts on Royal Style” e cila hulumton modën e shumë prej grave tona mbretërore të preferuara duke përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princeshën Diana .

Foto: Stefan Wermuth – WPA Pool /Getty Images

“Shumë pak gra moderne mbajnë një kapelë si pjesë e uniformës së tyre të punës, përveç ndoshta anëtarëve të forcave të armatosura”, tha Lacey për People. “Është një kujtesë se Mbretëresha është e përkushtuar për një shërbim, për një punë”.

Foto: Chris Jackson/Pool via REUTERS/File Photo

Familja mbretërore ka kodin e tyre të veshjes , dhe Holmes tha se ajo ishte e hipnotizuar nga mënyra se si gratë “përdorin rrobat e tyre”. Ajo shpjegoi, “Një pjesë e madhe e punës së tyre është të shfaqen në publik. Ato nuk japin intervista zbuluese ose flasin aq shumë. Veshjet e tyre janë kaq të bukura, por gjithashtu nënkuptojnë shumë … është provë se sa e fuqishme është moda”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Kujdesi për këmbët

Kujdesi për këmbët

Këshilla Estetike
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Kalo në kategori