LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Universiteti i Tetovës dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Universiteti i Tetovës dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim përsosjen dhe trajnimin e kuadrove, shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe edukimit. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski.

“Sipas drejtuesve, nënshkrues të këtij memorandumi, të dy institucionet do të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe do të japin ndihmë dhe përkrahje të ndërsjellë në lëmenjtë vijues: mësim praktik për studentët e Universitetit, veprimtari aplikative dhe shkencore-hulumtuese, organizim të trajnimeve, tryezave të rrumbullakëta, debateve, konferencave dhe formave të tjera të ngjashme, bashkëpunim të ndërsjellë gjatë përgatitjes së dokumenteve me rëndësi strategjike nga fusha e sigurisë, përdorim të mjeteve dhe objekteve të Agjencisë dhe Universitetit, në kushte të përcaktuara nga Agjencia dhe Universiteti, shfrytëzim të literaturës profesionale nga fondi i
bibliotekës së Universitetit për nevojat e Agjencisë, dhënie të ndihmës profesionale nga ana e Universitetit gjatë përgatitjes së akteve të caktuara ligjore dhe nënligjore, që janë nën kompetencë të Agjencisë, bashkëpunim në fushën e dhënies dhe ndarjes së bursave, si dhe dhënie të rekomandimeve për profilizim të kuadrove profesionale nga radhët e studentëve të Universitetit për nevojat e Agjencisë”, thuhet në deklaratën e UT-së.

Ky bashkëpunim reciprok ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, thuhet në deklaratë, është në dobi të të dyja palëve pasi i ndihmon institucionet përkatëse në ngritjen e kapaciteteve në sferën arsimor-shkencore, përmes shkëmbimit të materialeve të ndryshme, përvojave, ideve e rekomandimeve, si eksperienca që do të na ndihmojnë t’i aplikojmë në praktikë në fushën e caktuar ku veprojmë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori