LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave, më 2025!?

Liberalizimi i vizave, më 2025!?

Shoqëria jonë është mësuar me aq shumë gënjeshtra, sa që tash, jo vetëm që nuk mund ta dallojmë të vërtetën nga gënjeshtra, por bëhemi indiferentë ndaj asaj se çka është e vërtetë e çka është gënjeshtër! Jemi në situatën kur nuk mund ta dallojmë faktin nga trillimi! Për më tepër, fare nuk na intereson se çka është e vërtetë e çka nuk është, e ky është kërcënimi më i madh që i bëhet shoqërisë. Por, kjo gjendje ka edhe fundin e saj. Fundi i gënjeshtrës është afër…

Ata që gënjejnë shpresojnë se u besojmë fjalëve të tyre si të vërteta. Gënjeshtra është fuqia e tyre! Kjo fuqi buron nga besimi ynë në të “vërtetën” e tyre. Por, këta politikanë gënjeshtarë janë si parazitët që jetojnë në kurrizin e tjetrit (nikoqirit), duke thithur vitalitetin, mirëqenien madje edhe shëndetin e tij. Në fund, nikoqiri dobësohet, pra populli, derisa paraziti, pra politikani, kërkon nikoqirin tjetër për ta shfrytëzuar. Gënjeshtra vazhdon…


Sikur në vitin 2010 të thoshim se vizat do të liberalizohen në vitin 2025, askush nuk do të besonte, sepse shumica besonin gënjeshtrat. Edhe sot pakkush beson se liberalizimi i vizave mund të ndodh tek më 2025.

Gënjeshtrat kanë filluar menjëherë pas luftës, e janë intensifikuar pas shpalljes së pavarësisë. Me gënjeshtrën për liberalizimin e vizave janë shërbyer të gjithë politikanët. Përkundër kësaj dhe shumë gënjeshtrave tjera, qytetari i sinqertë i vendit tonë beson kur politikanët thonë se liberalizimi do të ndodhë brenda këtij apo atij muaji, apo edhe kur thonë se liberalizimi i vizave ka ndodhur tashmë. A i besohet kësaj gënjeshtre? Disa nga ju edhe mund t’i besoni, por pasojat janë të mëdha për ju, për familjen dhe për kombin në përgjithësi!

Politikanët kosovarë jetojnë mirë; janë akomoduar me gënjeshtrën dhe shpresojnë se populli do të vazhdoj t’ju besojë! Mos harroni, gjatë historisë kanë ekzistuar politikanë gënjeshtarë të cilët kanë menduar se janë të përjetshëm, por në fund janë mposhtur nga populli dhe poshtëruar nga vetvetja.

Fatmirësisht, në Kosovë kemi edhe politikanë të përgjegjshëm. Qytetarët janë të informuar mirë dhe çdo gjë kuptohet më lehtë. Qasja në informata është thjeshtësuar përtej imagjinatës së politikanëve injorantë! Ju nuk mund të mashtroheni më, përveç nëse keni dëshirë apo jeni ithtarë të gënjeshtrës!

Mundësia e liberalizimit të vizave në vitin 2025 do të përcaktohet edhe nga raporti i progresit dhe vlerësimi i punës së të gjitha qeverive të pasluftës dhe politikanëve që kanë keqpërdor çdo gjë, mashtruar çdokënd, vjedh të gjithë duke varfëruar popullin dhe izoluar vendin; politikanët që në vazhdimësi kanë gënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë duke menduar se janë i vetmi burim i informatave për gjërat që ndodhin në Kosovë.

Liberalizimi i vizave në vitin 2025 mund të jetë lajm i mirë, edhe pse duket larg! Por, mos harroni, vitet kalojnë shumë shpejtë. Kujtoni premtimet e politikanëve që nga viti 2010. Kaluan 10 vjet, asgjë nuk ndodhi. Do të kalojnë edhe këto pesë tjera dhe liberalizimi mund të ndodhë! Ndoshta edhe më herët. Por, nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh as në vitin 2025, fajtorë jeni ju dhe vota juaj! Andaj nisni të mendoni për fëmijët dhe familjen dhe votoni kandidatët e përgjegjshëm, sepse viti 2025 vjen shumë shpejtë.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori