LAJMI I FUNDIT:

Ëndrrat erotike të meshkujve dhe femra: Ç‘sheh më shpesh në ëndërr partneri juaj

Ëndrrat erotike të meshkujve dhe femra: Ç‘sheh më shpesh në ëndërr partneri juaj

Jeni bërë ndonjëherë kurioz se çfarë sheh në ëndërr partneri ose partnerja juaj. Duket se pikëpyetjeve tuaja i ka ardhur fundi 

Një studim ka zbuluar se çfarë përmbajnë ëndrrat seksuale tek femrat dhe tek meshkujt. Në këtë studim ku kanë marrë pjesë 1 mijë gra dhe 1 mijë burra, është zbuluar se gjëja më e zakonshme për femrat janë ëndrrat seksuale me dikë të afërt, për shembull me një mik.


Por tek meshkujt ndodh totalisht e kundërta. Ëndrrat seksuale që burrat shikojnë më shpesh është marrëdhënia me ish-partneret.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se ëndrrat erotike nuk duhen marrë shumë seriozisht, pasi nuk është e thënë se ju dëshironi që ato të ndodhin.

Nga analiza e studimit del se ¾ e femrave ëndërronin për mikun e tyre më të mirë, ndërsa 68% për të pasur marrëdhënie me një koleg pune.

62% e grave thanë se kishin mendime për të pasur marrëdhënie me një person të panjohur, dhe vetëm 58% kishin ëndrra seksuale me partnerin e tyre.

Sa u përket meshkujve, 92% e tyre ëndërronin për të pasur marrëdhënie seksuale me ish-partneret e tyre. Ndërsa ëndrra e dytë e preferuar e meshkujve, të cilën e kanë parë 76% e burrave të anketuar, është seksi gjatë një situate të sikletshme kur diçka shkon keq.

Ëndrra që renditet në vend të tretë për meshkujt është marrëdhënia në grup. 68% e meshkujve ëndërruan për të kryer marrëdhënie me një grua të famshme, ndërsa 59% e tyre të kryenin marrëdhënie në një vend publik.

Sa i përket marrëdhënieve me një kolege, me një mikeshë apo me dikë të panjohur, për meshkujt këto ëndrra erotike renditen në vend të fundit duke zënë një përqindje të vogël. /Telegrafi/