Organizata e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës (Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) që të reagojnë për keq prezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës në tekstet alternative të historisë.
26 organizata nga shoqëria civile kërkojnë që institucionet urgjentisht të reagojnë, duke ndaluar përdorimin e këtyre teksteve alternative gjithë ballkanike të historisë nëpër shkollat fillore e të mesme në Kosovë si dhe duke kërkuar nga botuesi CDRSEE që të ndryshojë keq prezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër këto tekste alternative gjithë ballkanike të historisë.
Lexoni të plotë deklaratën:
26 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës (Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) që të reagojnë për:
Keqprezentimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër tekstet alternative gjithëballkanike të historisë
Në vitin 1999 OJQ «Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe» (CDRSEE) me seli në Selanik, inicioi projektin e vet më të rëndësishëm «Joint History Project» (Projekti i Historisë së Përbashkët), në mënyrë që mësimdhënësve të historisë në Ballkan t’u ofronin materiale që përmbanin shumë këndvështrime për të njëjtën ngjarje. Projekti synonte jo vetëm të rishikonte mësimdhënien etnocentrike të historisë, por edhe t’i nxiste mendimin kritik e debatin, ta promovonte diversitetin e t’i pranonte si vuajtjet ashtu edhe arritjet e përbashkëta të popujve ballkanikë.
Për këtë CDRSEE angazhoi historianë nga i gjithë rajoni dhe projekti rezultoi me hartimin e gjashtë vëllimeve, duke nisur me historinë mesjetare të Ballkanit për të ardhë në ditët e sotme. Vëllimet titullohen 1. Perandoria Osmane; 2. Kombet dhe Shtetet në Evropën Juglindore; 3. Luftërat Ballkanike; 4. Lufta e Dytë Botërore; 5. Lufta e Ftohtë (1944-1990), dhe 6. Luftërat, Ndarjet dhe Integrimi (1990-2008). Gjatë hartimit të këtyre teksteve, CDRSEE mbajti marrëdhënie të afërta pune me të gjitha ministritë e arsimit në rajon dhe gëzoi mbështetjen nga gjithsej 25 donatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë BE-në. Të gjashtë vëllimet u përkthyen nga origjinali anglisht në dhjetë gjuhë (nëntë ballkanike dhe japonisht) e u promovuan në shumë prej kryeqyteteve rajonale, përfshirë edhe Prishtinën më 2018.
Ne organizatat e shoqërive civile në Kosovë jemi shumë të shqetësuara që në këto vëllime të CDRSEE-së shumë ngjarje tejet të rëndësishme të historisë së Kosovës nuk figurojnë fare. Në anën tjetër, shumë nga ngjarjet paraqiten në mënyrë sipërfaqësore, jokorrekte, të pasaktë, të njëanshme, e nganjëherë edhe ofenduese, sa ndonjëherë të krijohet përshtypja se disa nga pjesët për shqiptarët dhe Kosovën do t’i kenë hartuar historianë të indoktrinuar me nacionalizëm serb. Mënyra si paraqitet historia e Kosovës në këto publikime nuk i kontribuon aspak misionit të pretenduar të CDRSEE-së për tejkalimin e trashëgimisë së dhimbshme të të kaluarës dhe pajtimin afatgjatë mes popujve ballkanikë dhe se mënyra e prezantimit të historisë së Kosovës duhet të ndryshojë urgjentisht.
Prandaj, duke pasur parasysh këto që u thanë më sipër, kërkojmë nga Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës (Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) që urgjentisht të reagojnë për këtë keq prezantim të shqiptarëve në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti:
– duke ndaluar përdorimin e këtyre teksteve alternative gjithë ballkanike të historisë nëpër shkollat fillore e të mesme në Kosovë; si dhe
– duke kërkuar nga botuesi CDRSEE që të ndryshojë keq prezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër këto tekste alternative gjithë ballkanike të historisë.
ADMOVERE; CEL KOSOVA; CHwB (Cultural Heritage without Borders); CPC (Qendra për Kurajo Politike); ÇOHU (Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet); DEBATE CENTER; EC MA NDRYSHE; EKW; ETEA; FOL; GERMIN; INTEGRA; INPO; KADC (Kosovo Advocacy and Development Centre); KCSF (Kosovo Civil Society Foundation); KFOS (Kosovo Foundation for Open Society); KGVK (Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës); KAF (Kosovo Architecture Foundation); LET’S DO IT KOSOVA; ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim); POLIS; Qendra Kosovare për Studime Gjinore; QKSS (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë); RrGK (Rrjeti i Grave të Kosovës); Shoqata e Intelektualëve të Pavarur – Deçan; YIHR Kosova (Youth Initiative for Human Rights)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025