Në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot kanë dëshmuar Hidajete Pireva mjeke të QKMF-së në Fushë-Kosova dhe infermierja Vlora Maholli.
Ato kanë dëshmuar para komisionit parlamentar lidhur me vdekjen e dyshimtë të të riut nga Gjilani, Agon Musliu.
Pireva dhe Maholli në ditën kur kishte arritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë qenë pjesë e ekipit mjekësor që i kanë kontrolluar udhëtarët që kanë ardhur nga Gjermania.
Pireva tha se në ditën kur ka arritur Agon Musliu në aeroport kanë qenë dy ekipe mjekësore për shkak se ka pasur më shumë udhëtarë.
“Drejtori na i ka dhënë rekomandimet e MSH-se. Sipas rekomandimeve të ministrisë njerëzit me sëmundje kronike apo të lindura me dokumentacion, fëmijët 18-vjeç pa përcjellje të prindërve është dashur të shkohet në vetizolim të moshuarit, dhe pjesëtarë të FSK-se, Policisë së Kosovës, dhe askush nuk është liruar pa pasur dokument se ka probleme shëndetësore”, tha ajo.
Kurse infermierja, Vlora Maholli tha se Agon Musliu kishte pasur kontaktin e parë me të dhe se, sipas saj, gjendja e tij ka qenë shumë e mirë dhe nuk është vërejtur ndonjë shqetësim.
Maholli tha se Musliu ka kërkuar që mos të shkojë më karantinë pasi që nënën e ka vetëm dhe për nënën kujdesej vetëm një kushëri.
Maholli tha se Agon Musliu nuk iu ka ofruar asnjë dokument që vërteton se ai ka ndonjë sëmundje. Edhe mjekja por edhe infermierja kanë thënë se Agon Musliu asnjëherë nuk e ka përmendur babain e tij./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova