Profesoresha Sazana Çapriqi është diagnostikuar me kancer, dhe vajza e saj është duke kërkuar ndihmë për mbledhjen e parave për shërimin e nënës së saj.
Në platformën Go FundMe, vajza e Sazana Çapriqit ka bërë të ditur se për shërimin e nënës së saj nevojiten 300 mijë euro.
Çapriqi është bashkëshortja e poetit Basri Çapriqi i cili nga e njëjta sëmundje kishte vdekur 2 vite më parë.
“Në mes të pandemisë, nëna ime Dr. Sazana Çapriqi, e theu këmbën e saj, dhe doktorët në Kosovë e operuan dhe ia vunë këmbën në vend. Tre muaj pas operimit, ajo ende kishte probleme në të ecur dhe filloi të kishte dhimbje të forta. Atëherë, doktorët në Kosovë bënë një CT dhe panë se kishte thyer një unazë kurrizore. Gjithashtu thyerja e mëparshme nuk kishte përmirësime, dhe kishte nevojë për një operacion tjetër për të vënë një protezë.
Pasi që e menduam situatën, vendosëm të kërkojmë ndihmë në Gjermani, meqenëse doktorët në Kosovë menduan se arsyeja mund të ishte ndonjë tumor. Fatkeqësisht, doktorët në Gjermani konfirmuan se kishte edhe një thyerje në femur, të cilën doktorët në Kosovë nuk e kishin vënë re dhe e cila ishte përkeqësuar shumë.
Në Gjermani, doktorët e operuan nënën time dhe vendosja e protezës kaloi me sukses. Mirëpo, kur morëm testin e ashtit, u konfirmua që ajo ka “multiple myeloma” me lezione në eshtra.
Doktorët thanë se sëmundja është mjaft agresive dhe thonë se duhet të fillojë me kemioterapi sa më shpejt të jetë e mundur, për t’iu shmangur dëmtimit më të tutjeshëm të veshkave dhe trajtimit me dializë. Kemioterapia do ta përgatisë për transplant të palcës kurrizore, trajtim që nuk bëhet në Kosovë”, ka bërë të ditur vajza e profesoreshës Çapriqi.
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund ta bëjnë duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025