Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka marrë pjesë në Forumin e Shtatë Rajonal për Sundimin e Ligjit në Evropën Juglindore, me temë diskutimi “COVID- 19 dhe Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut”.
Sipas një njoftimit për media, forumi po i zhvillon punimet edhe virtualisht, duke përfshirë lidhjen online nga Strasburgu, të presidentit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, kryetarë të gjykatave supreme, të atyre kushtetuese, avokatë të popullit e gjyqtarë nga kryeqytetet; Tirana, Shkupi, Sarajeva Beogradi, Podgorica e Zagrebi.
Në konferencën e organizuar në Prishtinë, Peci në një fjalë mirëseardhjeje, çmoi nxitjen e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si fokus i këtij forumi, bashkëpunimin rajonal për zhvillimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe ndihmën shumë domethënëse në procesin e integrimit në BE.
“Temat e forumit, konsideroj se janë një risi me shumë interes të qasjes të secilit shtet në adresimin e problemeve me pandeminë COVID -19 në raport me të drejtat që mbrohen nga KEMDLNJ”, theksoi Peci.
Siç thuhet në njoftim, Peci u shpreh se pandemia ka ndikuar edhe në gjyqësorin kosovar.
“Pandemia, sikurse në çdo sferë të jetës, ka ndikuar edhe në gjyqësorin kosovar, në kuptim të anulimit të seancave gjyqësore, të zvarritjeve të ndryshme procedurale, të grumbullimit të lëndëve të pazgjidhura, rrjedhimisht duke ndikuar në mos-përmbushjen e misionit të saj, për gjykim në kohë të arsyeshme. Masat e ndërmarra nga ekzekutivi për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19, sanksionet përkatëse dhe shpallja e zonave të karantinimit, kanë qenë sfidë edhe e sistemit gjyqësor në Kosovë, ndaj konsideroj se është në interes të diskutohen në këtë forum”, pohoi kreu i Gjykatës Supreme, duke vënë në pah se gjendja me pandemi ka atakuar të drejtat e qytetarëve në Kosovë, dhe jo vetëm. “Ndaj, si krerë të drejtësisë, përveç që ndajmë shqetësimin me ta, kemi ndërmarrë hapa konkret për të adresuar kërkesat e palëve përmes vendimeve dhe udhëzimeve përkatëse lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut”.
Ndryshe, ky Forum është organizuar nga qendra “AIRE”, dhe organizata “Civil Rights Defenders” me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Qeverisë së Suedisë, Fondacionit Konrad Adenaur dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendeve të Ulëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025