Makthi më torturues gjatë një lidhjeje. A mendon ai/ajo më për ish-in?! Jam gjë shumë paranojake apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar
Për t’i dhënë përgjigje kësaj, ekzistojnë disa shenja të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni vërtetë nëse ai vazhdon akoma të ndiejë diçka për ish-të dashurën, apo jo? Ka ndodhur që t’ju thërrasë në emrin e saj ?
E shihni shpesh të përhumbur në mendime? Ka diçka që nuk shkon.
1-Ata flasin shpesh
Në fakt nuk është dhe aq mirë që t’i bëni presion partnerin tuaj që të shkëpusë çdo lidhje me ish-të dashurën, vetëm nëse ata vazhdojnë të jenë të ngrohtë dhe më të dashur se ç’duhet me njëri-tjetrin.
Nëse ata flasin gjatë gjithë kohës, shanset që ai të ndiejë akoma diçka për të, janë të larta. Dhe nëse ju e vëreni këtë, më e mira që mund të bëni është ta pyesni nëse është gati për këtë lidhje të re, apo jo? Duhet ta bëni patjetër këtë nëse nuk doni të përfundoni gjithmonë në plan të 2-të.
2-Miqësia dhe komentet në rrjetet sociale
Është e kotë ta mohojmë se të paktën një herë në jetë të gjitha kemi kërkuar si të çmendura për çdo “like” apo miqësi të “tepërt” që partneri ynë ka bërë kohët e fundit. Por, kur pëlqimet dhe komentet fillojnë të shtohen, gjërat mund të fillojnë të bëhen më serioze dhe kjo shënon fillimin e dramës në lidhjen tuaj.
3-Vazhdimisht flet keq për të
Është e kuptueshme që ai të jetë pak i hidhur kur flitet për ish-in, por nëse partneri juaj e bën gjatë gjithë kohës, kjo nuk është e shëndetshme. Ndoshta ai thjesht përpiqet t’i kujtojë vetes se është më mirë pa të, edhe pse thellë nuk ndihet kështu.
4- Kur ai fillon garën
Ndodh shpesh të rastisim me disa tipa të cilët lidhen vetëm për të fituar statusin e partnerit të lumtur. Ai bën gjithçka për ty, por vetëm për t’i rënë në sy asaj, ish-it të mallkuar.
5-Ti di gjithçka rreth historisë së tyre
“Ajo fliste me të tjerë kur darkonim”,- kur ai e thotë këtë, ti shndërrohesh në femrën më të inatosur të botës. Qetësohesh kur mendon se është një kompliment për ty, por sapo kthjellohesh, e kupton që Jo! Ai thjesht po të krahason me atë dhe nuk po bën aspak mirë.
6-Ruan dhuratat e saj
Pse duhet ta bëjë këtë? Nuk ka më asnjë arsye, për më tepër ai duhet t’i digjte ato. Gjithsesi, nuk mund ta fajësojmë menjëherë, ka njerëz të cilët duan t’i mbajnë kujtime nga marrëdhëniet e mëparshme. Por ju prapë s’do të jeni e qetë!
7-Ai vazhdon të jetë i afërt me familjarët e saj
Kur një lidhje përfundon, padyshim që shkëputja nga familjarët apo miqtë e saj është gjëja më normale në botë. Edhe pse të përshëndetesh me prindërit e ish-it nuk ka asgjë, nëse ai vazhdon të jetë shumë i dashur me ta, ndërkohë që ju thotë se më partneren e kaluar nuk komunikon më, hapni sytë! Ndoshta ai shpreson ende tek një rikthim dhe po përgatit terrenin për këtë.
Burimet: Anabel, Women’s Health
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian