LAJMI I FUNDIT:

Gjini përplaset me asambleisten e LVV-së për prerjen e drurëve në qendër të Gjakovës

Gjini përplaset me asambleisten e LVV-së për prerjen e drurëve në qendër të Gjakovës
Mimoza Shala - LVV, Ardian Gjini - AAK, Foto: Kallxo.com

Në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, foli edhe për ambientin dhe të rinjtë e kësaj komune.

Kryetari Gjini tash e dy muaj pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve ka filluar projektin për rrugën “Nënë Tereza”. Ai ka prerë edhe pemët në këtë rrugë.


Ai tha se kjo rrugë si rrugë kryesore e qytetit nuk ka pasur kurrfarë karakteri deri më tani, pa estetikë dhe me drurë të kalbur dhe jokualitativë.

Një gjë të tillë e kundërshtoi asamblistja e Vetvendosjes, Mimoza Shala.

“156 drunj i ke shkulë përgjatë rrugës “Nënë Tereza”. Përderisa në krejt vendet e botës qendrat lirohen për këmbësorë e mbyllen për makina plus trotuari u përgjysmu”, i tha asamblistja Shala kryetarit Gjini.

Shala tha se Komuna i ka shantazhuar përmes inspektorëve edhe bizneset pranë kësaj rruge dhe se kjo çështje është çështje tenderësh.

“Ti ke shkelë çdo procedurë, nuk ke mbajtë debat publik, nuk ke sjellë projekt, të hyrat po rriten me leje të ndërtimeve e buxheti i Komunës është i fokusuar në asfalt, asfalt, asfalt”, tha Mimoza Shala.

Përveç kësaj, edhe Këshilli Rinor i Veprimit Lokal ka një mungesë të objektit për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Eda Haxhikadrija nga ky Këshill tregon se kanë bërë një kërkesë në Komunë për ndërtimin ose dhënien e një objekti të qendrës rinore, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë arritur ta realizojnë kërkesën e tyre.

Kundrejt kësaj kërkesë nga të rinjtë e Gjakovës, kryetari  Ardian Gjini tha se ka gjasa që ish-këshilli i vjetër do të renovohet dhe shndërrohet në një qendër rinore deri në vitin tjetër.

“Nëse kanë pritë që 20 vite ju lutem që të pritni edhe 9 muaj, për sigurimin e hapësirës”, replikoi Gjini.

Ndërsa, Ideal Zhaveli kryetar në Këshillin Rinor të Veprimit Lokal tha se ata janë ende pa shtëpi dhe i njëjti kërkoi nga kryetari që të ketë një kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë.

Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova nga AAK-ja, ndërsa në Zoom Ideal Zhaveli nga Këshilli Rinor i Veprimit Lokal- KVRL./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori