LAJMI I FUNDIT:

Shtëpizat më të çuditshme në botë të cilat mund t’i merrni me qira, por nuk janë të lira

Shtëpizat më të çuditshme në botë të cilat mund t’i merrni me qira, por nuk janë të lira

Nga shtëpiza në rrota në formë hot-dogu deri te kasollet romantike në pemë – deri te hapësirat e të cilave arrihet nëpërmjet urave varëse

NLO-South Pembrokeshire, Britani e Madhe


Në jug të Britanisë së Madhe mund të gjeni shtëpizën “jashtëtokësore”. Në të mund të qëndrojnë katër veta. Çmimi i një nate në këtë anije të gjithësisë është 110 euro, transmeton Telegrafi.

‘Wienermobile’ – Evanston, SHBA

Në fakt është një shtëpi me rrota në formën e hot-dog. Pronari Oscar Mayer përdor automjete të tilla për të promovuar biznesin e tij të mishit, dhe ai ka rregulluar këtë shtëpi me rrota dhe e jep me qira për 120 dollarë për një natë.

Wood House & Sauna – Oldeberkoop, Holandë

Kjo kasolle e ndërtuar në mënyrë unike gjendet në natyrë dhe ka çdo gjë themelore që i nevojitet njeriut për qëndrim të këndshëm. Çmimi i një nate është 125 euro.

Shtëpiza e izoluar në pemë – Atlantë, SHBA

Qëndrimi në këtë shtëpizë në pemë është diçka që nuk harrohet kurrë, mirëpo ai përjetim nuk është i lirë, një natë kushton rreth 350 euro. E gjithë kasollja është e ndërtuar nga druri.

View this post on Instagram

A post shared by Best Airbnb (@best_airbnb) on Mar 22, 2019 at 11:44am PDT

Shtëpia guacë, Casa Caracol – Isla Mujeres, Meksikë

Nëse “Sirena e vogël” është filmi juaj i preferuar i Dizneit, atëherë në këtë shtëpizë të këndshme në Meksikë do të ndiheni si Ariel. Shtëpiza u ngjanë dy guacave të mëdha dhe në të mund të qëndrojnë katër veta. Para saj gjenden pishina dhe skara, ndërsa në brendësi qëndrimi ditor, kuzhina, dy dhoma me dy krevate për çifte, banja luksoze… Një natë kushton rreth 220 euro.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori