LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Historisë “Ali Hadri” reagon lidhur me tekstet e historisë

Instituti i Historisë “Ali Hadri” reagon lidhur me tekstet e historisë

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me botimin e teksteve të përbashkëta alternative të historisë së popujve të Ballkanit, projekt në të cilin ishin të përfshirë edhe tre studiues nga Kosova.

Instituti i Historisë thekson se në debatet që të cilët po shoqërohen me akuza e kundërakuza, e shohim të arsyeshme të sqarojmë për opinionin e gjerë se asnjëri prej tre historianëve të apostrofuar (Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj) nuk është dërguar nga Instituti.

Vjen reagimi parë nga tre historianët që morën pjesë në "Projektin e Historisë së Përbashkët"
Lexo po ashtu Vjen reagimi parë nga tre historianët që morën pjesë në "Projektin e Historisë së Përbashkët"

“Pjesëmarrja e tyre nuk është diskutuar asnjëherë në Këshillin Shkencor të Institutit, andaj edhe nuk kanë pasur ndonjë miratim apo pëlqim nga organet e institucionit edhe pse të apostrofuarit ishin pjesë udhëheqëse e institucionit (dy prej tyre, ish-drejtorë dhe tjetri, sekretar shkencor).


Pse dhe si janë përzgjedhur nga CDRSEE, pikërisht këta historianë, ne nuk kemi fare njohuri. Instituti i Historisë nuk ka të drejtë ligjore t’ua ndalojë asnjërit prej punonjësve të vet që të marrin pjesë në projekte të ndryshme në cilësinë e ekspertit të pavarur”, thuhet në njoftim.

Sa i përket përmbajtjes së teksteve, Instituti i Historisë thotë se nuk pajtohet me përmbajtjen e tyre.

“Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, e në veçanti nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të kemi një qëndrim të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/