LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për tre muajt e ardhshëm

Reçica: Kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për tre muajt e ardhshëm
Foto: Arkiv

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë se arsyeja që nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara 2021-2023, është mos përfshirja e Nismave Ligjore të MPMS-së, në këtë dokument.

Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

Reçica thotë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.


“Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë. Bëhet fjalë për reformën pensionale, ligjin për pushimin e lehonisë, ligjin e punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, thotë Reçica.

Ai ka theksuar për KosovaPress, se këto nisma ligjore të cilat janë iniciuar nga MPMS, kanë për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, derisa shton se pret nga Qeveria një zgjidhje për shtyrjen përpara të këtyre nismave.

“Ne jemi në bisedim me kryeministrin dhe akter të tjerë brenda qeverisë për të gjet një zgjidhje sa i përket këtyre nismave ligjore sepse këto nisma ligjore të cilat janë iniciuar nga MPMS, janë me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë dhe mirëqenies së tyre dhe besoj fuqishëm që në vazhdim ne do të arrijmë që të gjej një zgjidhje sa i përket shtyrjes përpara të këtyre nismave ligjore”, deklaroi ai.

Ministri Reçica ka folur edhe për dyfishimin e skemës së asistencës sociale, e cila është miratuar me propozimin e tij, për çka thotë se po i kushtojë rëndësi të madhe kësaj kategorie.

“Në kuadër të planit për rimëkëmbje ekonomike ditë më parë në Qeveri kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për muajin tetor-nëntor-dhjetor. Është një lajm i mire i cili është dhënë nga Qeveria e Kosovës e që tregon një përkushtim ndaj këtyre kategorive”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Kalo në kategori