LAJMI I FUNDIT:

Ia rrëmbejnë vogëlushin në mes të ditës në qendër të qytetit, gruaja nga Guatemala mundohet t’ju rezistojë – por pa sukses

Ia rrëmbejnë vogëlushin në mes të ditës në qendër të qytetit, gruaja nga Guatemala mundohet t’ju rezistojë – por pa sukses

Ky është momenti dramatik kur dy rrëmbyes arrijnë t’ia marrin nga dora djalin e vogël një nëne, e cila po ecte në skaj të një rruge në Guatemalë.

Rrëmbimi ka ndodhur në Zacapa, rreth 70 milje larg kryeqytetit të Guatemalës, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ia rrëmbejnë vogëlushin të ëmës, e cila iu kundërvihet me tërë forcën që kishte – por pa ndonjë rezultat.

Edhe pse kalimtarë të shumtë ishin përreth tyre, asnjëri prej tyre nuk mori mundin që t’i dalë në ndihmë kësaj gruaje, e cila luftoi duke tentuar t’i ndalë.

Njëri prej rrëmbyesve i vërsulet gruas në qendër të qytetit në mes të ditës ia merr vogëlushin, e tjetri e priste në motoçikletë me qëllim që të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen motive e këtij rrëmbimi, por policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për këtë rast.

Në anën tjetër, mediat lokale raportojnë se policia ka arritur ta gjej vogëlushin disa orë më vonë në një stacion të trenave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori