LAJMI I FUNDIT:

Donacionet amerikane që kanë shpëtuar jetën e fëmijëve në Kosovë, kalojnë shifrën e një miliard dollarëve

Donacionet amerikane që kanë shpëtuar jetën e fëmijëve në Kosovë, kalojnë shifrën e një miliard dollarëve

Fëmijët e lindur para kohe kanë nevojë për trajtim të veçantë dhe kjo bëhet përmes aparaturave dhe medikamenteve të veçanta. Në Kosovë ka rënie të dukshme të vdekjeve të fëmijëve të lindur para kohe, falë medikamentit që ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes, i cili në Kosovë vjen përmes donacioneve.

Fëmijët e lindur para javës së 37 të shtatzënisë njihen si fëmijët të lindur para kohe. Në shumicën e rasteve ata duhet të trajtohen me pajisje e medikamente të ndryshme. Një medikament i rëndësishëm është surfaktanti që ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes.


“Surfaktanti është një substancë që prodhohet në mushkëritë e të porsalindurve. Te foshnjat që lindin nën moshën 34 javë nuk prodhohet kjo substancë. Përgjegjës për prodhimin e kësaj substance në mushkëri janë pneumocistet dy. Ne me marrjen e kësaj substancë i trajtojmë foshnjat dhe fatmirësisht ka shumë sukses”, deklaroi për RTV Dukagjinin Xhevdet Gojnovci.

Gojnovci thotë se një fëmijë me peshë trupore prej 800 gramësh falë surfaktantit ia ka dalur të jetojë dhe sot është fëmijë i shëndetshëm.

Surfaktanti në Klinikën e Neonatologjisë vjen falë donacioneve amerikane përmes aksionit për nëna dhe fëmijë.

“Medikamenti “surfaktant” vjen në Kosovë falë bashkëpunimit të organizatës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) me fondacionin Americares në SHBA. Ata e dhurojnë falas për Kosovën këtë medikament dhe ne si AMC e marrim përsipër sjelljen në Kosovë të medikamentit dhe procedurat e tjera të zhdoganimit si dhe shpërndarjen e tij në Klinikën e Neonatologjisë”, deklaroi Vlorian Molliqaj.

Molliqaj thotë se deri tash janë sjellë mbi 2 mijë e 600 shishe në vlerë prej rreth një miliardë dollarë të këtij medikamenti që nga viti 2009. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori