LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen barna pa banderola në Graçanicë

Policia gjen barna pa banderola në Graçanicë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Graçanicë ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit janë gjetur tri paketa me barna të llojeve të ndryshme, pa banderola të organeve të Republikës së Kosovës.


Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë konfiskimi i barnave dhe rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/