LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Grave Deputete mbajti dëgjim publik për Projekt Kodin Civil

Grupi i Grave Deputete mbajti dëgjim publik për Projekt Kodin Civil

Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, sot ka mbajtur dëgjim publik me temën “Mbrojtja e të drejtave të njeriut përmes Projekt Kodit Civil”.

Në këtë dëgjim publik, në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga shoqëria civile, u theksua nevoja e miratimit sa më të shpejtë të Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës, por edhe përfshirja e të gjitha palëve në amendamentimin e tij.

“Kryetarja e Grave Deputete, Vlora Limani-Hajnuni, tha se prioritet i Kuvendit është miratimi sa më parë i Kodit Civil.


Ndërsa kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shkëmb Manaj tha se pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kodi Civil është akti më i rëndësishëm që nxjerr Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër përfaqësues nga shoqëria civile janë shprehur të pakënaqur me mos përfshirjen dhe mos marrjen parasysh të sugjerimeve të tyre nga ana e Grupit punues qeveritar, i cili hartuar Kodin Civil”, thuhet në njoftimin për media.

Në lidhje me këtë, deputetët u zotuan se do të marrin parasysh të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me përmbajtjen e Kodit Civil.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, tha se të gjithë anëtarët e Komisionit janë të përkushtuar që të bëjnë më të mirën e mundshme në lidhje me Kodin Civil, me qëllim që i njëjti sa më parë të dërgohet në seancë për votim.

Në korrik të vitit 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka bërë prezantimin e Projekt Kodit Civil, përmes të cilit synohet të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile, si Ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.

Në këtë dëgjim publik kanë marrë pjesë përfaqësues nga NDI-së, OSBE-së, UN Women, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë etj.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori