LAJMI I FUNDIT:

Revolucionari i qetë dhe ushtarët e virgjër

Revolucionari i qetë dhe ushtarët e virgjër

Janë bërë 20 vjet nga vdekja e Jashar Salihut.

Për herë të parë dhe të vetme Jasharin e kam takuar në Londër, gjatë verës së vitit 1998, kur erdhi nga Zvicra për ta popullarizuar kauzën e UÇK-së dhe fondin ‘Vendlindja thërret’. E mbajti një fjalim mjaft të mirë.

Unë dhe Tim Judah e intervistuam pas fjalimit. Fliste prajshëm dhe nxirrte fjalë me kujdes. Intervistën e titulluam. ‘Revolucionari i qetë’.


Kurrë më nuk e takova. Por, pas disa muajsh, Tim Judah e takoi sërish. Kësaj radhe diku në malet e Shqipërisë dhe Kosovës, kur lufta ishte në vlugun më të madh dhe kur Jashar Salihu ishte me uniformë dhe pushkë në krah.

Nga ky takim Tim Judah bëri një reportazh të gjatë për ushtarët që luftonin dhe për ata që pritnin matanë kufirit për të hyrë në luftë. Reportazhi u botua si kryetemë në disa faqe në shtesën e gazetës së njohur ‘The Guardian’, me titullin: ‘The Virgin Soldiers’ (Ushtarët e Virgjër). Në faqe të parë të gazetës u botua fotografia (shih më poshtë) të cilën e ka bërë fotoreporteri i njohur britanik Seamus Murphy.

Shkrimi dhe kjo fotografi kanë krijuar jehonë të madhe pozitive për luftën e UÇK-së në mesin e britanikëve. Kjo fotografi domethënëse gjatë luftës, ka qarkulluar shpesh në mediat britanike dhe ka krijuar efekt të duhur.

Edhe te ne në Kosovë kjo fotografi është e njohur, por nuk është bërë emblemë për të simbolizuar ushtarin e UÇK-së siç do të duhej të ishte.

Sidoqoftë, luftëtarët e lirisë nuk duhet të harrohen.

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Kalo në kategori