LAJMI I FUNDIT:

Truqet e mjeshtërve profesionistë për ngjyrosje: Si të përgatitet muri dhe si të kontrollohet ngjyra

Truqet e mjeshtërve profesionistë për ngjyrosje: Si të përgatitet muri dhe si të kontrollohet ngjyra

Freskimi i ngjyrave në banesë nuk mund të kalojë pa probleme apo pa ndonjë dilemë, andaj shpesh pyesin si do të duhej të përgatitej muri dhe të kontrollohej ngjyra

Për këtë shkak po ju paraqesim zgjidhje të mençura të cilat mund t’ju kursejnë kohë, por edhe para, transmeton Telegrafi.

Si ta kontrolloni a është ngjyra dispersive ende e përdorshme dhe si është më së miri të ruhet?


A është ndonjë ngjyrë ende e përdorshme apo i ka kaluar afati i përdorimit, më së miri mund të mësohet sipas aromës e cila përhapet kur hapet ambalazhi.

Për të mos ndodhur kështu, në të ardhmen, kur e ruani ngjyrën, vendoseni në një enë më të vogël në të cilën nuk ka shumë ajër, ndërkaq sipërfaqen mbulojeni me volie për të mos krijuar kore.

Ngjyrat të cilat janë të holluara me ujë nuk janë të përshtatshme për ruajtje. Parakusht për ngjyrosje gjithësi është muri i rrafshët.

A ia vlen për shkak të disa vrimave të blihet masa për rrafshim?

Këshillë e vjetër që vrimat në mure mund të mbyllen me pastë dhëmbësh kaherë është vjetruar, ndërkaq asnjë ekspert nuk do të pajtohet me këtë mënyrë për shkaqe teknologjike.

Në shitore ngjyrash mund të gjenden tuba riparime, të cilat shiten në paketim prej 1,5 dl dhe janë shumë më të lira se masa e gletit. /Telegrafi/