Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni njëherë pse nuk u mbajtën ato që u premtuan gjithë këto vite ku pushteti ishte në të njëjtat duar që nga ardhja e demokracisë. Përpara se të na kërkoni votën, mos akuzoni njëri-tjetrin për dështimet, sa për sy e faqe, dhe të vazhdoj e njëjta histori. Gjeni ndonjëherë dhe ndonjë zgjidhje se nuk na duhet kush ishte fajtori dhe kush ishte ai i shkathëti që kap gabimet.
Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni dhe formulën sa shpejt pasurohet një pushtetar me një mandat të thjeshtë se ndoshta funksionon dhe për ne. Përpara se të na kërkoni votën, kur të shkoni derë më derë, shikojeni si çdo katër vjet mjerimin ku është Shqipëria që nga koha që ra ekonomia e Italisë dhe Greqisë, dhe mbajini në mend të jepni zgjidhje kur të jeni në pushtet. Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni pse kapet aq shpejt hajduti i pulave dhe ai që vjedh në sasi apo bën krime më të rënda është ose arrest shtëpie ose në drejtim të paditur.
Përpara se të na kërkoni votën, na gjeni një zgjidhje lehtësisht të aplikueshme dhe të kuptueshme për bizneset e vogla dhe të mesme se ato të mëdhatë i keni merak vetë ju, nuk i lini të falimentojnë aq lehtë. Prezantoni një plan projekt për zhvillimin e ekonomisë. Fillojeni nga krijimi i kushteve për bujqësinë, si infrastruktura dhe logjistika, dhe ofroni siguri për turizmin. Rininë, punësimin, shëndetësinë, drejtësinë… Na tregoni që do të ketë vërtet ndryshime përveç iluzioneve propagandistike. Se nuk e di pse nuk po e thyen asnjëri këtë traditën që premtohet diçka tjetër dhe gjatë mandatit del diçka tjetër që çuditërisht lidhet gjithmonë me rritjen e detyrimeve dhe pagesave ndaj shtetit apo institucioneve të tij.
Përpara se të na kërkoni votën, shkurtojini pak burokracitë e tepërta dhe të kota duke qëne se i hap vend vetëm korrupsionit. E thënë më qartë, shkurtoni punët e kota dhe rrisni numrin e psikologëve nëpër institucione, për shembull. Bulizmi dhe rritja e agresivitetit dhe dhunës sa nuk po ulëret që aty duhet ndërhyrje. Përpara se të na kërkoni votën, bëni dhe ndonjë trajnim për Komunikimin se dukeni sikur pasi nuk keni zgjidhur problemet me bashkëshortët në shtëpi vini dha nxirrni inatet në parlament. Komunikimi është i rëndësishëm. Mos flisni me fjalë që as vetë nuk i kuptoni për të na lënë në errësirë.
Përpara se të na kërkoni votën, mendoni dhe për diasporën. Mund të jenë një forcë shumë e madhe lobuese nëpër botë për interesa të kombit dhe ndikues të politikave. Përpara se të na kërkoni votën, tregojini militantëve se cilin program po mbështesin, jo cilin idhull politik se është turp që flasin dhe mbrojnë me pasion diçka që as vetë nuk e dinë. Mos u nxitoni me Exit Poll se duket sikur po shikojmë horoskopin në stacione të ndryshme.
Përpara se të na kërkoni votën, dilni njëherë para pasqyrës dhe pyesni veten: Po ju a do ta votonit vetveten? Kursejini përqafimet në fushata se njerëzit duan motivim, shpresë, plane, siguri, punë… Pastaj dhe nëse na përqafoni bëhemi për mall se nuk do ju shikojmë më për katër vite të tjera. Njerëz jemi dhe na merr dhe malli…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës