LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i katër centëve

Njeriu i katër centëve

Ka më shumë se një vit kur e befasova kamerierin në Gjilan. I dhashë shenjë që të vinte t’ia paguaja katër kafe. Ai i shikoi letrat e llogarisë dhe më tha: ’Dy euro’.

‘Maje dorën’, i thashë dhe ia lëshova një grusht para nga më të imëtat që i kisha mbledhur gjatë viteve nëpër Evropë, ku qarkullon euroja.

‘Dy euro, krejt ka 5 e 2 centë, a?’ – tha kamarieri me një habi të madhe.


‘Jo. Janë 2 euro e 10 centë se 10 centë i ke bakshish. Dhe, nuk janë krejt nga 5 e 2 centë se ka edhe nga 1 centë’ – i thashë.

Ai u largua me habi dhe me siguri nuk do t’i merrte paratë sikur të mos më njihte.

Në supermarket bleva diçka dhe e bëra pagesën. Vajza në arkë m’i ktheu 10 centë dhe priste që unë të largohesha e t’ua lëshoja radhën tjerëve. Por, nuk u largova se duhej të mi kthente edhe 4 centë.

E kuptoi dhe më tha: ’Nuk kam t’ima’. Por, unë nuk lëviza vendit. Ajo ma zgjati një çokollatë të vogël dhe një ‘sakëz’ dhe më tha: ’Merre njanën’.

‘Jo’ – i thashë, ‘nuk e dua as çokollatën e as sakëzin. Kthema kusurin’.

Vajzës i humbi durimi dhe më tha: ’O nuk kam, o zotni. Nuk mbajmë centa na’. Këto fjalë i tha pa asnjë turp. Bile i tha me një krenari dhe cinizëm.

Kur u bind që nuk po largohesha, i nxori 10 centë dhe i lëshoi në një tabëll afër arkës. ‘Qe, merri pra 10 centë’.

‘Jo 10, por 4 centë duhet. Nuk i marrë se duhet tani me t’i kthye 6 centë që nuk i kam”.

Vajza u gëzua dhe ma priti në mënyrë triumfuese: ’Eee… a pe shesh qysh asht kur nuk ki t’ima’.

‘Unë nuk duhet me pasë t’ima. Ti duhesh’ – i thashë.

Muhabeti filloi të zgjatej dhe nxirrte në shesh një mungesë të kulturës dhe njohurisë së shitëses. Madje, edhe mungesë të respektit për blerësin. Nuk e dinte që blerësi nuk është i obliguar të shkojë në shitore me para të sakta dhe se shitësi është i detyruar të ketë para për kusure.

‘Në rregull i thashë. Kthemi krejt paret që t’i dhashë’, dhe ia shtyra qesen me gjërat që desha t’i blej.

Shitësja u habit së bashku me ata që prisnin në radhë. Me siguri në vete thoshin: ‘Çfarë njeri ky me ba krejt këtë zhurmë për 4 centë’.

Në fakt problemi këtu është më i madh se vlera e 4 centëve. Veprimi im ishte deklarues për mbrojtjen e parimit të shitblerjes. Pata përshtypjen që askush nuk e vërejti që unë paraqita qëndrim.

Kur dola jashtë, njëri erdhi pas meje dhe më tha: ’Mirë ja bane se nër 10 centë këta kurrë nuk t’i kthejnë’. Ai tha ashtu, por vetë me siguri e merr sakëzin në vend të kusurit.

Pasi që supermarketi është afër shtëpisë, më duhej të shkoja shpesh aty. Kur hyja brenda, më shikonin shitëset. Pastaj shikoheshin mes veti. Me siguri tinëz meje i thoshin njëra-tjetrës: ’Qe, erdh ky i 4 centëve’.

Pas këtij rasti, një apo dy herë tjera ndodhi që kusuri të ishte më i vogël se 10 centë, por kishte kusur. Ndoshta i ruanin vetëm për mua e jo për shkak të obligimit që kanë ndaj të gjithë blerësve tjerë.

Kësaj vere nuk erdha për me pa nëse ka ndryshuar kjo puna e kusurit dhe pareve të imta.

Në trend

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori